Berisha snobon ofertat, qëndron te Lazio

28 Dhjetor 2015, 15:45Sport TEMA

Me të në fushë Lazio pothuasje nuk humbet asnjëherë dhe kjo është një nga arsyet që po shtyn drejtuesit e klubit bardhekaltër të besojnë te Etrit Berisha edhe në të ardhmen. Për portierin shqiptar interesohen disa klube madje sëfundmi po shfaq interes edhe Verona por edhe pse nuk është një titullar fiks te Lazio, 26-vjecari nga Prishtina nuk ka ndërmend të largohet nga klubi kryeqytetas. Drejtuesit e Lazios kanë besim te aftësitë e tij dhe gardiani i kombëtares kuqezi do të bëjë gjithcka për të qenë ai portieri titullar i skuadrës së drejtuar nga Stefano Pioli. Në këtë sezon Etrit Berisha numëron 13 paraqitje në të gjitha kompeticionet jo pak për një portier që nuk konsiderohet numri 1 i Lazios.

Vetëm 1 disfatë ka pësuar Lazio me të në fushë një e dhënë kjo që tregon për cilësitë e mëdha që zotëron portieri shqiptar. Edhe pse në vigjilie është Euro 2016-të dhe Berisha ka nevojë për sa më shumë minuta në këmbë për të dhënë më të mirën e tij me Shqipërinë në europianin francez, gardiani kuqezi është i bindur se do ti gjejë këto hapsira te skuadra bardhekaltër, duke snobuar kështu interesin e Veronës por edhe atë të Club Brugge. Sic ka zbuluar vetë menaxheri i Berishës për portierin 26-vjecar ka bërë një ofertë zyrtare klubi belg, por Etriti e ka refuzuar menjëherë atë pasi dëshiron të tregojë vlerat e tij te Lazio dhe as që mendon largimin në Janar./ SS

4 komente në “Berisha snobon ofertat, qëndron te Lazio”

  1. Tepelensi says:

    Lazio t’i gëzohet Berishës deri në fund të sezonit. Mbas Europianit është e garantuar, që Berisha do të transferohet ose ne Gjermani ose në Angli…Dhe kur them e garantuar, nënkuptoj, që është 100% e sigurt.

  2. ! says:

    Shume shpejt lajmet do jene te tipit:

    Thikohet nje person ne Kamez.

    Pistolohen dy rinore ne Babrru.

    Policia nuk bythecahet fare.

    Gjumohet qeveria, opozita demonstratohet.

    Gazetaria bravohet!

  3. S.A says:

    Per titullin: Gazetari bravohet!

  4. Barboon says:

    snobon,lol

    rekomandoj gazetarin per titullin “snobisti vitit”…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje