Trajneri i Nantes “kërcënon” Canën, për në Europian

27 Dhjetor 2015, 12:44Sport TEMA

Në një intervistë të posaçme për rastin e mbrojtësit Lorik Cana, trajneri i FC Nantes, Michel Der Zakarian është shprehur jo shumë i lumtur nga paraqitja e deritanishme e shqiptarit në fushë me skuadrën e “kanarinave”, ndonëse e konsideron atë një ekzemplar, sa i përket motivimit të ekipit.

“Me karakterin e tij në dhomat e zhveshjes ai është një ekzemplar në motivimin dhe karikimin e ekipit. Ai është gjithashtu serioz dhe korrekt. Kjo është puna e tij. Por, sa i përket paraqitjes në fushë, unë mendoj se ai mund të bëjë edhe më mirë se kaq. Ndonëse duhet marrë në konsideratë fakti që kishte disa probleme fizike”, deklaroi trajneri i Nantes mbi Lorik Canën.

Gjithsesi, nëse trajneri Zakarian rezervohet të paragjykojë investimin e tij me afrimin e Canës, padiskutim që disa dyshime mbi kursimin e energjive nga ana e futbollistëve të cilët do të duhet të luajnë pas disa muajsh në Kampionatin Europian, e bluajnë atë përbrenda. “Në mënyrë që ata të përfaqësohen mirë në Europian, duhet që të shfaqen pozitivisht edhe me ne. Nëse nuk luan deri në fund të sezonit, nuk do të mund të performosh në Europian. Futbolli nuk konsiston me një të kërcitur gishtash dhe menjëherë bëhesh i mirë. Loriku nuk më ka shfaqur këtë karakter”, vijoi deklaratën e tij trajneri i Canës te Nantes./ Telesport

2 komente në “Trajneri i Nantes “kërcënon” Canën, për në Europian”

  1. rina says:

    I shkreti lorik…

  2. Personix says:

    Filluan francezet te bejne lojra psikologjike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje