Partizani do të drejtohet nga ish-trajneri i Napolit, largohet Starova

28 Dhjetor 2015, 15:38Sport TEMA

Sulejman Starova nuk do të jetë më trajneri i Partizanit.

Klubi kryeqytetas njofton se ai është zëvendësuar me italianin Andrea Agostinelli.

Ky i fundit është një emër i njohur në Itali, teksa ka drejtuar deri edhe Napolin në vitin 2003.

“Klubi njofton se Sulejman Starova nuk do të jetë më në drejtimin e Partizanit. Vendimi është zyrtarizuar sot pas një takimi të zhvilluar mes teknikut 60 vjeçar dhe presidentit Demi.

Një lëvizje e tillë vjen në kuadër të riorganizimit të strukturave të Klubit dhe më kryesores, ndërtimit të Akademisë së Futbollit Partizani që mbetet edhe një prej objektivave madhor të Klubit .

Nga sot Sulejman Starova do të mbuloj pozicionin e këshilltarit pranë presidentit Demi në mbarvajtjen e të gjithë veprimtarisë së klubit.

Klubi zyrtarizon se drejtimin e skuadrës do ta marrë Andrea Agostinelli një prej emrave të njohur të trainingut italian.

Prezantimi i italianit Agostinelli do të zhvillohet në 4 Janar 2016 në ambjentet e Klubit, ditë në të cilën do të nisë zyrtarisht edhe punën në drejtimin e 15-të herë kampionëve të vendit”, thuhet në një deklaratë të Partizanit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje