Lexuesit e “Goal” kanë votuar portierin e Bayern Munichut, Manuel Neuer si më të mirin e sezonit të deritashëm.
29-vjeçari përfundoi në pozitën e parë me mbi 4500 vota, para të tjerëve si Jack Butland dhe Keylor Navas, që dolën në pozitat dy përkatësisht tre, përcjell “Lajmi.net”.
Neuer ka përfunduar 11 ndeshje pa pranuar gol në ligë deri më tani gjatë këtij sezoni.
Kurse, ai ka bërë 28 pritje dhe ka pranuar vetëm tetë gola në 17 paraqitje në elitën e futbollit gjerman.