Interi dhe Juventusi ëndërrojnë Cesc Fabregas, mesfushorin spanjoll të Chelseat, i cili po përjeton momentet më të vështira të aventurës së tij në “Stamford Bridge”.
Ish-mesfushori i Arsenalit dhe Barcelonës, është shndërruar një nga futbollistët më të urryer nga tifozët e bluve të Londrës, që e akuzojnë për komplot ndaj Jose Mourinhos.
Për këtë arsye 28-vjecari pritet të largohet në përfundim të sezonit nga Chelsea, madje nuk përjashtohet mundësia që “divorci” i parakohshë të ndodhë që në janar.
Dy skuadrat italiane pretendojnë se mund ta bindin mesfushorin të zbarkojë në Serinë A, sigurisht duke paguar rreth 25 milionë euro për kartonin e tij.
Problem mbetet paga e Fabregas, që aktualisht përfiton nga 8 – 10 milionë euro në vit.
Por nuk ka vetëm derbi italian për shërbimet e lojtarit të kombëtares spanjollë.
Në Angli Manchester City mbetet mbetet një pretendent serioz, ndërsa dyert për Fabregas do të jenë të hapura edhe në La Liga dhe Bundesligë.
Roberto Mancini provoi ta kishte nën urdhrat e tij kur drejtonte Manchester City-n, ndaj do të tentojë ta bindë që t’u bashkohet ziklatërve, ndërsa Juventusit falë famës në arenën ndërkombëtare mbetet një destinacion tërheqës për lojtarin.
Nëse për Fabregas situata te Chelsea është bërë e padurueshëm, largimi nga Londra mund të ndodhë që në janar.
Si gazeta me e lexueshme on line ne gjuhen shqipe, duhet treguar me shume kujdes me drejtshkrimin.
Eshtë “Stamford Bridge” dhe jo “Stenford Bridge” Nese jeni munduar te shkruani formen e shqiperuar (English pronunciation) në Anglisht te “Stamford” atehere duhet shqipëruar edhe “Bridge”
për më tepër “Stamford” tingellon njelloj si Anglisht dhe Shqip.