I pari shqiptar që ka fituar medalje në Olimpiadë. Ai vdiq pa e ditur se ishte fituesi i medaljes së argjendtë në Olimpiadën e 1970 në Siegen të Gjermanisë. Nënkampioni i botës lënë në hije.
Absurditetet e Shqipërisë komuniste shumë herë për ne brezin e ri, që fatmirsisht nuk e jetuam atë kohë, janë të pakuptueshme. Sado që përpiqemi t’i japim kuptim çmendurisë kolektive të shqiptarëve të asaj kohe nuk arrijmë dot ta kuptojmë thellësisht gjendjen katastrofike në të cilën jetuan prindrit e gjyshrit tanë. E tillë është dhe kjo histori që do t’përpiqem ta kallxoj ashtu siç e zbulova duke lexuar studiuesin Dr. Giovanni Armillotta dhe të madhin e gazetarisë sportive Besnik Dizdarin, gjithashtu dhe si e përjetova nga afër.
Pak biografi
Eqrem Konçi lindi në një familje qytetare tiranase më 1937 dhe vdiq më 1997. Kreu “Tekniken” e mesme, dikur “Harry Fultz”, por që ia ndërruan emrin komunistët. Nga nevoja për inxhiniera ai filloi punë tek Elektromjeksorja dhe paralel me punën kreu Universitetin për Inxhinieri Elektrike. Shahu ishte pasion i hershëm i tij nga vogëlia. Një Zot e di sa orë, ditë, javë e vite pafund ka kaluar pranë klubit Tirana duke luajtur shah. Me bindje them se jeta e tij u nda ndërmjet shahut dhe ndërmarrjes së Elektromjeksores, ku ai bashk me një grup inxhinierësh nuk lanë aparaturë mjeksore pa montuar dhe mirëmbajtur në të gjithë Shqipërinë. Kushtet primitive me të cilën ata inxhinierë dhe teknikë e mbajtën gjallë mjeksinë shqiptare për afro 50 vjet meriton një artikull më vete, nëmos dhe medalje nga shteti. Babai i tij, Musai, ishte tregtar dhe njihej në Tiranë për depot e tij të mëdha me mallra nga perëndimi, prej ku furnizoheshin shumë dyqane në Tiranën e viteve ’20-’40, derisa iu konfiskua çdo gjë prej pushtetit totalitar. Ndërsa e ëma, Nadilja, rridhte nga familja patriotike tiranase me mbiemrin e mirënjohur Pazari. Duke parë rrënjët e Eqremit është afër mendjes të kuptosh se ky njeri çdo jetë që preku arriti ta ndikoi për mirë duke lënë mbresa kudo.
Si e njohu Giovanni dhe Besniku kampionin shahist Eqrem Konçi
Giovanni Armillotta është studiues i kahershëm i sportit shqiptarë. Aktualisht ai është drejtor përgjegjës për revistën shkencore në lëmin e historisë, politikës e gjeografisë “Africana”, revistë për studime ekstraeuropiane, themeluar nga Prof. Salvadorini; “Africana” është njëra ndër të vetmet periodikët italianë që konsultohet nga “Index Islamicus” e Universitetit prestigjoz të Cambridge në Angli. Ai, është dhe drejtori i revistës online (webzine) “Metodo” mbi arkitekturën, politikën ndërkombëtare, historinë dhe shkencën (Armand Plaka, Revista Shqip, 2007). Ndërsa, Besnik Dizdari gazetar, një ndër themeluesit dhe presidenti i Shoqatës Shqiptare të Shtypit Sportiv. Dizdari, e ka filluar karrierën si një anëtar i stafit të përditshmes “Bashkimi i Tiranës” në vitet gjashtëdhjetë, dhe më pas për 17 vjet, ai ka qenë edhe kryeredaktor i gazetës më të vjetër sportive në Shqipëri, ” Sporti Shqiptar”. Ai, publikon revistën e vetme sportive në Shqipëri “Futbolli Shqiptar” dhe ka botuar rreth 18 libra shqip sportiv me historinë e sportit shqiptar (marrë nga kopertina e një prej librave të tij).
E pashë të nevojshme t’i përmendja shumë shkurtimisht disa nga arritjet e dy personave më lart, për t’i vlersuar ato, por edhe për ta bërë de-facto arritjen e Eqrem Konçit në fushën e shahut. Armillotta shkruan për Eqremin: “Po kush është Eqrem Konçi? Ai ka marrë pjesë në tre Olimpiada me rrezultate mbi mesataren; 42 gara 17 + 15 = 10-, 58.3%. 1960: 6+6 = 6-, 50.0%. 1962: 6+5=3-, 60.7%. 1970: 5+4=1-, 70.0%. Një kulminim i shkëlqyer. Ai ka qenë fituesi i “Turneut Internacional të Tiranës” më 1965, ku doli barazim me Bujar Hoxhën. Më 1967 shpallet Kampion i Shqipërisë. Arritje këto, që duke i bashkangjitur dhe medaljen e argjendtë të Siegen e ngrenë atë ndër shahistët më të mirë të historisë shqiptare.” (Giovanni Armillotta, Dalla Olimpiade 1960 alla medaglia d’argento di Eqrem Konçi nel 1970 (Storia degli scacchi albanesi: parte II), 2009).
Giovanni e zbuloi Eqremin, shkruajti gjatë për këtë gjë. Gjithsesi, ne kurrë s’do ta merrnim vesh arritjen historike të Eqrem Konçit nëqoftëse s’do të ishte për Besnik Dizdarin. Ky i fundit do të shkruante: “Duke vazhduar me botimet në faqet e “Bota Shqiptare”, Nr. 138 (15 tetor 2005), Dr. Armillottà zbuloi një titull tjetër të madh ndërkombëtar në sportin shqiptar: i injoruar në atdheun e vet. Medalja e argjendit në Olimpiadën XIX të shahut në Siegen të Gjermanisë në vitin 1970, marrë nga Eqrem Konçi në tavolinë R2: Nënkampion olimpik!” (Besnik Dizdari, Befasi e madhe e Dr. Giovanni Armillota, 2009). Po të futemi në uebsitin www.olimpbase.org, që është enciklopedia e shahut online, mund të shohim mjaft qartë emrin e Eqrem Konçit dhe renditjen nr 2. Gjithsesi, unë po e bashkangjis dhe foton nga ky uebsit. Pra Shqipëria ka një nënkampion olimpik dhe nuk begenis as ta përmend. Po shtete si ShBA, Anglia, Gjermania që i kanë medaljet me qindra do të kishin bërë luftë për ta patur dhe një medalje më tepër. Sepse medaljet janë krenari kombtare, nuk shkelen me këmbë, as nuk harrohen.
Ja dhe tabela e ndeshjeve, ku u shpall nënkampion.
Si e njoha unë
“Erdhi xhaj Qeremi, erdhi xhaj Qeremi!” – bërtisja nëpër oborr sa herë e dëgjoja motorrçikletën e tij teksa zbriste në rrugicën tonë të shtëpisë. Ai, ashtu i qeshur dhe pse gjithmonë melankolik, përpiqej të hynte në oborrin tonë më tre rrotakun zhurmues. Tre rrotaku ishte falë luftës së miqve të tij inxhinierë tek elektromjeksorja, por dhe doktorë, që mezi ia siguruan, mëpas ata e modifikuan duke u përpjekë ta bënin sa më të rehatshëm për të. Ai ishte i paralizuar prej vitesh, kështu tre rrotakun e kishte mjet transporti personal. Ishte i vetmi person që njihja asokohe të paralizuar (sakat) dhe ky fakt ishte shumë mbreslënës tek unë përgjatë fëmirisë sime, ende s’e kuptoj pse më bënte aq përshtypje. Unë nga natyra isha fëmi shumë kureshtar, dhe ai e shihte këtë natyrë çapkëne dhe kështu më dhuronte gjithmonë shëtitje pafund mbi tre rrotakun. Ishte një rutinë e këndshme, sepse fill mbas shëtitjes unë vrapoja në shtëpi merrja kutinë e vogël të shahut, s’di sa nga ju e mbajnë mend, ku gurët e lojës nguleshin si kunja në fushën e shahut me vrima, me ngjyra bardh e zi. Ndër vite arrita ta “perfeksionoj” lëvizjen mat me tre lëvizje falë xhaj Qeremit. Ende sot në skutat e shtëpisë time të vjetër në Tiranë janë librat pafund mbi shahun dhe kutiat e shumta që Eqremi më dhuronte mua e tim vëllai. I shkruajta këto pak rreshta me dashurinë atnore karshi xhaj Qeremit, i cili nuk pati fatin të bëhej baba, por që iu dedikua mbesave të tija pa kursim. Në veçanti Anila Konçit, të cilës dhe ia dedikoj këtë artikull shumë modest. I thashë këto fjali se i ndjeva shpirtërisht për një njeri të zgjuar e shumë të thjeshtë si Eqrem Konçi. Edukata dhe përulja që ai tregonte me këdo ishin virtyte që gdhendën tek unë veç cilësi të mira. Edhe pse tashmë ka vite që është ndarë nga jeta, ai ishte dhe mbetet një nga miqt më të afërt të tim eti.
Përse ky mohim?
Eqrem Konçi është krenari atdhetare për një vend të vogël si Shqipëria, e cila arritjet në sport përtej kufijve tanë kombtar i ka me kokrra. Ai është kampion absolut! I pari shqiptar që ka marrë medalje. Atëhëre përse ky mohim? Mbase komunistave nuk i shkonte për shtat fitorja Eqremit, duke qenë se nuk rridhte nga një familje komuniste. Apo përse përfaqsonte ekipin Tirana, të deklasuarit e shekullit. Ose thjesht injoranca, tipike shqiptare në të tilla raste. Po mbas ’90 përse vazhdon ta injoroi shteti shqiptar këtë kampion? Sepse ne jemi shtet rrumpall! A nuk është mjaftueshmërisht e trishtë fakti se atij kurrë nuk iu komunikua se ishte fitues me medalje argjendi në një Olimpiadë? Them se po, është e tmerrshme t’i dedikosh jetën një sporti, të kapësh majat, e të ta privojnë kënaqësinë. Këtë gjë nuk e përtyp dot as Dr. Armillotta, i cili në të njëjtin shkrim të përmendur më lart shkruan: “Nuk e kishte vënë re as Teodor Siliqi, i cili në librin e tij “Fitoret tona me shahistët e 5 kontinentëve” (Tirana, 8 Nëntori, 1980) shkruan se në Siegen “suksesin më të rëndësishëm në klasifikim individual midis shahistëve tanë e arriti mjeshtrin Konçi më 70% të ndeshjeve të fituara duke zënë vendin e 7-të midis 57 shahistëve të tavolinës së vet” (f. 150). Më vjen keq që Konçi vdiq pa e ditur se ai kishte fituar medaljen e argjendtë.” Një pikëpyetje e madhe. Përse ende në 2015 nuk e vlerësojmë këtë sportist, paçka se Besnik Dizdari është përpjekur nëpër zyra që ta njohin arritjen historike të Eqrem Konçit, i cili nga inxhinier elektromjeksorë na del përcipërisht nënkampion bote. Uroj të bëhet drejtësi! Uroj të mësojmë nga gabimet! Mjaft më e trajtuam elitën si dorë e tretë.
gezetare e zgjuar…se cdo gje e lidhni me shtetin….tani qe ju e gjetet dhe e zbuluat e vendosni ne vendin e duhur….mos boni kot metafora…shteti shteti shteti parlamenti….I paharruar mbete Konci dhe medalja qe ka fituar lavdi vepres se tij……..(por mos harro se ne ate kohe nuk jetonim ne nje regjim tjeter)..dhe nuk mendohet me te njejten logjike si sot atehere…
Turkja nga katundet e Maqedonise;
eshte e verbuar nga urrejtja per te ndryshmit nga ajo.
Eshte qesharak misioni i saj i pamundur, per te glorifikuar neveritshem figura anonime nga katundi ordiner i Tirones (siç ka qene para 1920, apo 1944).
Absurditetet qe thote “brezi i sotem i ri” kur do te tregoje per kohen para viteve ’90 eshte jo vetem qesharak por edhe meshirues! Keto fare soj “shkrimuese” si puna e kesaj Najdenit kane guximin e budallait qe jo vetem thote budallalleqe por edhe eshte krenare per ato qe thote! Ehhhh budallalleku ka pushtuar kete fare soj “brezi te sotem te ri”,kete tufe derdimenesh qe s’kane mesuar shkronjen e pare te alfabetit por guxojne dhe shkruajne “romane” ?
E para e punes medaljen e argjendte ketij personit nuk mund t’ja njohe shteti shqiptar (se shteti shqiptar nuk jep medalje olimpiadash),por Komiteti Olimpic Nderkombetar!!! Pra ceshtja eshte fare e thjeshte : kerkese Komitetit Olimpic Nderkombetar nga personat e interesuar dhe nese vertet ai ka fituar medaljen e argjendte ne 1970 atehere vjen pergjigjia zyrtare nga KON. Merret pergjigjia (nese eshte e vertete gjithmone) dergohet ne Komitetin Olimpic Shqiptar dhe CESHTJA MBYLLET!!!
Sidoqofte cudia eshte se as vete personi (E.Konci) nuk e paska ditur qe paska zene vendin e dyte,as organet e Komitetit Olimpic Shqiptar (prej nga Teodor Siliqi ka marre informacionin ne 1980) nuk e dinin! Por ama fajin e paska patur “shteti komunist”,shih shih uhahahaaaaaa! Po mire moj Marsida moj Marsidaaa,nese “shteti komunist” kete E.Koncin nuk na e paska dashur se “nuk ishte nga familje komuniste”,apo na ishte familje tregtaresh dhe anetar i klubit te “persekutuar” 17 Nentori (jo Tirana sic thua ti),atehere PERSE E COI NE OLIMPIADEN E GJERMANISE NE 1970-en!? Perse e lejoi te shpallet Kampion i Shqiperise ne shah kete E.Koncin!? E perse do kishte arsye shteti shqiptar te mos krenohej qe personi qe ishte kampioni i Shqiperise ne shah,ishte nenkampion Olimpik!? Ti them une pse-te!? Sepse ti je nje FUNDERRINE njerezore moj Najdenic,se bashku me ate QELBESIREN Besnik Dizdarovin.Raca juaj e felliqur mashtruese dhe kokboshe eshte njesoj si muti ne kepuce,qe i eshte ngjitur shoqerise shqiptare dhe mban ere te keqe!
Keshtu ju Najdenat dhe Dizdarovat e sotem,ju mutra ne kepucet e shoqerise se sotme shqiptare!
ANTIKOMUNIZMI ESHTE VIRTYT I MASKARENJVE DHE SEMUNDJE MENDORE E SHOQERISE SE SOTME SHQIPTARE!!!
Ay qy-qari
Kush ta ka thene qe antikomunizmi eshte virtyt i maskarenjve ?
Per njerez qe dalin ne konkluzione te tilla ne ne Tirone i
konsiderojme…….rrota kari.
Po o rrot pidhi po ?
Une e di qe ne kohen kur ka luajtur ky mjeshter shahisti jone me i mire ka qene Ylvi Pustina.Po ti besh cdo njeriu te sportit artit apo ne cdo fushe te veprimtarise se tij mund te tregosh pa fund per ngjarje apo ndodhi qe mund ti perkasin kujdo.Pastaj preardhja familjare nuk eshte se te ben te sukseshem prandaj me duket e cuditshme te rendim pas ketyre gjerave per te bere me te rendesishme nje figure.Ka fituar nje kampionat ishte mjeshter por dhe njehere kane qene nja 10 me te forte se ai.
Kjo Marsida Najdeni eshte nje debile, por me D te madhe. Nuk e ka piken e idese nga historia dhe megjithese pasardhese e nje komunisteje te nderuar, llap nje e dy nga Amerika kunder komunizmit. Dhe cdo gje, cdo idiotesi qe i vjen ne trute pa rrudha, cdo koment e cdo postim, e lidh me anti-komunizmin. Ashtu si edhe faqja Gege e Toske qe menaxhon ne Fejsbuk.
Debile kjo dhe debile edhe gazetaret, qe ripostojne gomarrlleqet e kesaj, pa ia verifikuar. Se e gjithe kjo histori qe ka llapur ketu Marsida, ne te vertete eshte nje flluske sapuni.
Ky eshte nje shkrim i botuar disa here. Turp per gazetarine dhe turp per ate qe e ka kete gazete dhe qe e perdor ne menyre kaq te turpeshme per te bere propagande te tille shume here me e felliqur se propaganda e asaj kohe
Ky shkrim eshte botuar dhe para nje viti.
Paskesaj, doli dikush, nje ish i federates, qe e sqaroi ceshtjen mbare e prape.
Teama, sic duket s’ju ka dale akoma vera e vitit te ri.
Te keqen e gazetes qe me jeni
Jam dakort me Moisi Golemi. Nuk e kam zakon ti ofendoj te tjeret po me thene te drejten kete here dua ta them me plot gojen qe kjo Marsida qenka nje cope debileje dhe injorante. Por me shume se Marsida injorant ose dashakeqes eshte gazetari qe e riboton per se dyti here kete pseudo-artikull. Heren e pare u diskutua nga te gjithe komentuesit qe te pakten titulli dhe thelbi i artikullit nuk eshte i vertet. Autorja duhet ta sqaroje me mire çfar vendi te dyte ka marre Eqerem Konçi. Behet fjale per rezervat e dyta.
Shendet e gjithe te mirat
me gjithe mend deblile , si vdiq ai pa e ditur ,po ne keto raste sa mbaron kampionati dhe hypin lojtaret n evendet e nderit dhe u varin medaljet ne qafe si se paska marre vesh ai apo i erdhi dy muaj me vone dhe ja fshehen na ka mbuluar INJORANTIZMI
Tre rreshta mbi tabelen e ndeshjeve, artikulli na thote: “…Shqiperia ka nje nenkampion olimpik dhe nuk begenis as ta permende!”
Po kush eshte Shqiperia ne kete rast? Natyrisht qe eshte media! Dhe kush eshte media? Media eshte Mero Baze dhe gjithe turma e gazetarve. Dhe pse nuk e ka pasqyruar kjo turme gazetaresh kete nenkampion? Kete le ta thote Meroja dhe ata te gazetave te tjera!
FYCKA E QUAN FATMIRESI QE NUK E KA JETUAR ATE KOHE. TE JESHE E BINDUR QE ESHTE JETUAR ME MIRE . TANI KE FRIKE TE DALESH NEPAZAR SE PER PAK MUNDE TA GJESH VETEN ME KEMBE PERPJETE NE NDONJE BUZE RUGE E PER MOS ME KEQ ME NDONJE THES NE KOKE NE NDONJE KANAL.
Ne kete jane artikull jane futur per te bere ta bere me te besueshem dhe dy studjues te sportit shqiptare. Fakti eshte se Konci ka fituar si sportist dhe jo si I “persekutuar politikisht” Lojtaret qe ka luajtur nuk jane te nivelit te klasit qe luftojne per vend te pare.Duhet te sqarohet se cfare ka aritur ky shahist ne ndeshjet ne grupe?.Pikerisht ketu eshte pislliku I kesaj gazetareje. Me siguri Konci ka zene vendin e dyte ne grupin e tij eleminatore te ndeshjeve ne grupe (mund te kene qene reth 8 grupe) ose me e besuar ai ka zene vendin dyte ne nje nga grupet finale te trete ose te katert pra asgje tu shenuar.Sukses eshte se Shqiperija ne ate kohe eshte prezantuar ne Olimpiade. Kete e lidh me Olimpiaden boterore te studenteve qe u zhvillua ne Torino ne vitin 1970 ku ekipi jone I basketbollot per meshkuj zuri vendin e pare ne grupin e katert final(tre fitore). Duhet shenuar se ne ndeshjet eleminatore, ekipi yne luajti si I barabarte me Kampionen e botes qe sapo ishte shpallur mbas turneut ne Zagreb, ate te Jugosllavise. Pjesa e pare perfundoj 33-33 dhe gjithe ndeshja 74-72 per Kampionen e re te botes.
Po Ymer Pampurin qe fitoi medaljen e arte ne olimpiade, ne peshengritje, ku e le, qe shkruan pasaktesira. Injorancen tende mos u perpjek tua shesesh te tjereve qe I dine gjerat me mire se ty. Me fakt kjo kohe eshte e njerezve injorante qe shesin pordhet “badiava”.
jo vetem te Tema por dhe ne gazeta te tjera ka filluar nje perseritje e artikujve te meparshem.
psh..kete artikull eshte hera e katert qe e lexoj,
pse po na bombardojne me keto artikuj me shume se idiote:
duket qarte nje diabolizem per te konsumuar “diktaturen’ edhe ne sport ku dihet qe ne kohen e enverhoxhes nga vitet 70-80 pati nje shperthim cilsor qe nuk krahesohet me drogmenet e sotem.edhe kualifikimi ne futboll ishte nga lojtare shqiptare qe luajne jashte.
sinqerisht per moderatoret e Temes:
me mire botoni njr rubrike te dyte “life style” me gopa dhe vryma se me keto artikuj te kesaj debiles Najdeni…
mos na beni enver hoxhen Hero dhe kaq xhentil qe paska cuar ne gjermani ARMIKUN E TIJ KONCI….NE VITET 7O kur 90% e shqiperise nuk dinte ku binte aeroporti i rinasit..
KANCI ARMIKU ENVERIT DHE PASKA SHKUAR NE RFGJ NE 1970….?
GIVE ME A BREAK..THONE AMERIKANET PER KETO PSIKOPATE QE SHKRUAJNE DHE BEJNE AUTOGOLA
Ska asnje diskutim: Ti jepet titulli “Nder i Kombit” pas vdekjes.
Kjo gazetarja me mbiemrin Nardeni I perket personazheve te poetes se ” Vrimes” se Petros.
Buze qumeshtja na tregon historira me mbreter………..tregojua moshatareve tend 20-25 vjecare.
e vertet VEND TE DYTE NGA FUNDI.
http://www.olimpbase.org/1970/1970in.html
Spiun! Pse spiunon ti,tashti ai bajga Besnik Dizdari bashke me kete Marsida Marsidaaa ti do jesh e imjaaa,do vrasin veten ?
Ju kamunistat pakeni qen rac e keqe mer jahu ? ? ?
Jena te persekutu mor lal, na kon mor ymnin Lapt ene tani daha me keq hala Malokt, ene ekipin ton te zemnes e kan persekutu, e kishte emnin “Shprefeha” ja kthyn “Spartak” me von “17 nentor” tani “Tirana” ne i thena “Tirona”,,,,, na kon gjet ne te urtve ne na meshojne. Vallahi po ere,…… Ne kena patriot trima, Esat Pasha qe e shiti Shqipnin ene boni nji dor paresh, Ne jena patriot vallahi-bilahi, Ene Skifter (kerric) Kellici u anku ne gjykat se maciherje ekipin e “17Nentorit” e kishin persekutu ene kur kishte lujt ne finale “17Nentori” me “Partizonin” se kush do merte kupen, te dy ekipet jan rraf me grushta ene kupen F.Sh.F komuniste ja dha “Dinamos” qe ishte ne ven te tret. Ky ka qen zbulimi me i modh qe ka bo ky bir i Tirones ky Kerric Kellici.
Shahu nuk esht sport Olympik. Shqiperia ka 0 (zero) medalje olimpike. Bravo per mjeshtrin e Shahut por faktet nuk mund te ndryshohen