Nëse futbolli shqiptar krenohet me emra të mëdhenj duke nisur nga Panajot Pano dhe shumë të tjerë, lezhjanët krenohen me Shaqir Xhabirin. Një nga protagonistët në evenimentet më kryesore të klubit lezhjan. Historia e tij është komike kur tregohet në ditët e sotme, por normale për periudhën e komunizmit. Është historia e një futbollisti, karriera e të cilit u ndërpre në mes, pasi mëkati i vetëm që bëri ishte se ra në dashuri me mbesën e një zyrtari të lartë në administratën e asaj periudhe
Familja dhe fëmijëria
Shaqir Xhabiri siç quhet nga lezhjanët ose Shaqir Idrizi siç quhet me gjendjen civile u lind në një nga shtëpitë tradicionale lezhjane. Lindi më 1 gusht 1955 në lagjen “Skënderbeg”, në një familje që përbëhej nga prindër që mundoheshin me mjaft sakrifica të rritnin 8 fëmijët e tyre, në atë regjim të vështirë për këdo. Shaqiri ishte fëmija e tyre e parë. Babai i Shaqirit ka qenë një njeri i nderuar në qytetin e Lezhës, duke punuar si përgjegjës në fabrikën e bukës. Xhabiri, babai i Shaqirit, është bërë i njohur në Lezhë, jo vetëm për punën e tij, por edhe për faktin se ka veshur fanellën e ekipit “Fitorja” siç quhej në atë kohë skuadra lezhjane. Një lojtar i gjatë, elegant dhe plot muskuloz, do të bëhej protagonist në shumë fitore. Ndër 8 fëmijët e familjes Xhabiri, fëmija e parë ishte Shaqiri. Prandaj, edhe debulesa e të atit ishte që i biri i tij të ndiqte rrugën e tij. Madje, prej famës që kishte i ati, të gjithë lezhjanët e thërrisnin Shaqir Xhabiri, pasi mbiemri i tyre ishte Idrizi.
Karriera
Që në moshën 13-vjeçare, ai aktivizohet me ekipin e lagjes, si një trashëgimi e lënë nga babai, me grupmoshat e asaj kohe dhe falë aftësive e zotësive të tij bie në sy të specialistëve të asaj kohe dhe një vit më vonë grumbullohet pranë ekipit të të rinjve të Besëlidhjes që në atë kohë drejtohej nga trajneri Qemal Veseli dhe Skënder Laçaj. Falë punës, pasionit, këmbënguljes dhe përkushtimit, që në atë moshë e kishte “peshkuar” trajneri mjeshtër i Besëlidhjes, Isuf Pelingu ose siç thirrej shkurt, Cufi. Rrallë ndodh që një 15-vjeçari t’i besohej aktivizimi në ekipin e të rriturve, pranë skuadrës së parë të Besëlidhjes. Sapo mbushi 16 vjeç, ai u afrua tek ekipi i parë. Madje, ka hyrë në histori si lojtari më i ri i aktivizuar në një aktivitet kombëtar siç ishte Kupa e Shqipërisë. Ka qenë ndeshja Besëlidhja-Flamurtari e zhvilluar në Vlorë, ndeshja debutuese e lojtarit që për memorien e Shaqirit është ende e freskët. Një ndeshje që u mbyll në barazim 2-2, duke mbetur më pas në formacionin e kësaj skuadre, ku vazhdimisht mbante në kurriz fanellën me numër 4. Ai shënoi 9 gola në 11 vitet e karrierës, që të gjithë me gjuajtje “predhë” duke shënuar njërin gol më të bukur se tjetri. Ai pati vlerësimin maksimal si një talent i ri që po shfaqej duke e justifikuar në çdo ndeshje aktivizimin e tij. Ai do t’i bashkohej një plejade futbollistësh të viteve më të arta të futbollit lezhjan, si Nikolin Lorenci, Salvador Kaçe, Vasil Bici, Fehmi Rama, Xhabir Gruda, Gjergj Filipi, Bedri Omuri etj. Së bashku me të, është edhe një listë e gjatë grupi lojtarësh, me të cilët përbëhej karriera e tij në ekipin e Besëlidhjes, ku Shaqir Xhabiri do të ishte një “kockë e fortë” në mbrojtje për çdo ekip të madh. Shaqir Xhabiri ka lënë gjurmë jo vetëm në stadiumin e Lezhës, por edhe në stadiumet ku ka luajtur dhe emri i tij nuk do të harrohet kurrë si një lojtar i talentuar.
Largimi nga futbolli
Futbolli është fat dhe nëse gjërat nuk shkojnë siç duhet në fushë, atëherë një lojtar detyrohet të tërhiqet. Por, shkaku i tërheqjes së Shaqir Xhabirit nga futbolli është vërtet qesharak kur tregohet në kohët e sotme. Ai sapo kishte mbushur 25 vjeç dhe Besëlidhja ishte shpallur kampione e Kategorisë së Dytë dhe në sezonin pasardhës, 1981-1982, do të ngjitej në elitën e futbollit shqiptar (sot, Superiorja). Ekipi në atë kohë gjatë fazës përgatitore do të grumbullohej në Razëm (Shkodër) dhe për habinë e të gjithëve ndodh çudia. Shaqir Xhabiri nuk grumbullohet. Një direktivë e vullnetarëve të Komitetit të Partisë së Rrethit Lezhë, pa asnjë motiv, kishte vendosur largimin e tij. Më i habituri ndër ta ka qenë zv/trajneri i Besëlidhjes në atë sezon, Qemal Veseli, i cili, duke lexuar listën, vëren se emri i Shaqir Xhabirit ishte hequr me urdhër nga lart. “Kam ngelur i habitur në atë moment, pasi do na mungonte shtylla kryesore e ekipit, një futbollist i stabilizuar me të gjitha cilësitë që i duhen”, ka deklaruar Veseli. Të gjithë i mundonte një pyetje, cila ishte arsyeja që e detyroi Xhabirin që vetëm 25 vjeç të hiqte dorë nga futbolli? Kjo ishte e imponuar dhe kundër vullnetit e dëshirës së tij. I mohuan të gjithë djersën dhe talentin e shprehur deri në atë periudhë, vetëm me një urdhër nga lart. Në atë moshë, ai dashuronte mbesën e Sekretarit të Komitetit të Partisë së Rrethit të Lezhës dhe kjo ishte edhe arsyeja që e penalizoi për të vazhduar karrierën. Emrin e funksionarit të lartë Xhabiri nuk dëshiron ta përmendë. Pavarësisht debateve dhe diskutimeve të shumta që ngjalli kjo histori në atë kohë, vetë Shaqiri nuk dëshiron t’i përmendë, edhe pse kanë kaluar rreth 34 vjet nga ajo kohë. Edhe pas largimit nga Besëlidhja, ai ka pasur kërkesa për t’u bashkuar me ekipe të ndryshme, por nuk ka dëshiruar të largohej nga qyteti i vendlindjes, Lezha, ku më të shumtën në vendimin e tij ka ndikuar i ati që nuk e lejoi.
Karriera si trajner
Kështu, nga ajo periudhë e vitit 1981 e deri në vitin 1997, ai ka qenë i detyruar të largohej përkohësisht nga futbolli. Pikërisht, në vitin e mbrapshtë kur po shkërmoqej shteti shqiptar, më 1997, ka qenë ndihmesa e ish-trajnerit të tij, i madhi Isuf Pelingu duke e zgjedhur në stafin e tij si ndihmëstrajner në ekipet e moshave. Pas vdekjes së profesorit, Xhabiri nuk i braktisi fëmijët, por me përkushtim dhe ndoshta edhe pa asnjë ndihmë financiare, ai vazhdoi punën vullnetarisht duke ndërtuar një ekip pretendent dhe duke nxjerrë talentet e para nga dora e tij. Për të nisi karriera e re si drejtues teknik. Ndërkohë që në vitin 2000 ai do të shpallej kampion në U-15, me talentet e dala prej tij, si: Gjidoda, Marku, Molla, Meksi e shumë e shumë të tjerë, të cilët vazhdojnë të jenë ende edhe sot në ekipe të ndryshme si titullarë. Të njëjtën gjë e përsërit në sezonin 2003-2004 kur për moshat U-13, skuadra e tij shpallet kampione, ku një grup talentesh të reja si T.Marku, F.Kraja, V.Ndoka, B.Met’hasani, E.Doda etj., dhe prej kësaj plejade do të grumbulloheshin me ekipin kombëtar U-15, Redian Idrizi dhe Realt Sokoli. Kështu, falë punës, vullnetit, pasionit, këmbënguljes dhe përkushtimit të tij, ai rifillon një jetë të lidhur me fushën e blertë, ku me të ai lidhi rininë e tij të dikurshme./Panorama Sport
Hajde gazetasri,hajde!
Ka 25 vjet qe ka ikur SOCIALIZMI dhe ju merreni me MBROCKULLAT e sajuara per ate kohe qe nuk kane asnje VLERE e asnje baxze!
Cfare doni te arrini me keto shkrime??
Mos po trembeni se populli eshte i zhgenjyer nga KAPITALIZMI GJAKATAR ,pasi e mashtruat popullin se do hanim me LUGE FLORIRI dhe eshte i zhgenjyer totalisht???
Regjia nderkommbetasre ka dhene urdher qe te shkruhet per keto mufka qe popullit t’i kujtohet GOGOLI!!!
Po a ka GOGOL me real se ky qe po jetojme sot e 25 vjet???
Ne themi UJKU,ju na tregoni gjurmet!!!
Uhahahahaaaaaaa uhaaaaaaaaaaa sa kom qesh!!!!! Hajde gazetari hajdeeeee!? E hoqen nga lista e grumbullimit se u dashuru me vajzen e sekretarit te Partise e? C’a thu me lale!? Po te ishte e vertete kjo,jo vetem qe s’do e largonin nga futbolli,po ajo goca do nderhynte te babi vet qe ket Xhabirin ta conin ne Tirane te 17 Nentori,Dinamo apo Partizani!!!
ANTIKOMUNIZMI ESHTE VIRTYT I MASKARENJVE DHE SEMUNDJE MENDORE E SHOQERISE SE SOTME SHQIPTARE ?
po behet nje kontradikte reale diferenca midis nivelit te lexuesve me nivelin e botuesve.
me konkretsht:
titulli i shkrimit ( bombastik) dhe shtjellimi qe i behet kesaj “dashurie” me mbesen e nje funksinari partie krijon kushte per ndonje barcalete.
me kujtohet zhurma qe u be per Alida Hiskun qe ne fund kerkoi falje…me beri pershtypje se Alida tregonte se ne 80′ nje vit para vet vrasjes se M.Shehut kur Alides i kishte vdekur nena i kishte shkuar per ngushellim Nexhmije Hoxha me Fiqeret Shehun….imagjinoni cfare behet…ajo ishte nje leter higjenike e tyre..
ose ajo qe njihet “sidromi Havzi Nela” ku thuhet shpesh se ai u var ne litar se shkruante kunder regjimit.
E Verteta eshte se ai u burgos per arratisje ne jugosllavi edhe per shkrime kunder regjimit……por..u var ne litar se qelloi dhe vrau per vdekje policin qe po i conte nje njoftim te shtepia..pra le ti themi te vertetat tamam.
Kam mendimin se cdo lezhjan qe e njeh Shaqirin ( qe eshte djalosh i shkelqyer)
do argetohet me keto barcaleta dashurie
ju lutem mos ofendoni lexuesit me kete lloj humori..
Po shkruani sikur behet fjale per MARADONEN e jo nje lojtar te zakonshem!
Cfare kuptimi ka qe te quhet lajm se nje ish lojtar u hoq nga skuadra se dashuronte vajzen e nje kuadri te kohes???
Po sot po hiqen me MIJRA NJEREZ NGA PUNA,PRA NGA BUKA E GOJES VETEM SE ESHTE ME PS-ne apo PD-ne!
Keto shkrime tregojne nivelin e ulet te gazetasreve dhe se nuk keni guxim te akuzoni krimet apo padrejtesite me MIJRA te sotme,ju merreni me KOQET E DASHIT!!!
Po per dashnoret e Skenderbeut,do beni ndonje shkrim??
Plotesisht dakort zoteri.
lerini mo gazetare keto budallalleqe qe shkruani per kete problem.se ky xhabiri juaj nuk ka qene ndonje I vecante ne futboll.lere kjo tjetra se e hoqen nga futbolli se dashuronte mbesen e sekretarit.genjeshter po nga ato me bisht.mbasi ke plot futbolliste qe jo u dashuruan por krijuan familje me vajzat e antareve te byrose politike.si medin bushati vajzen e hysni kapoa ,bashkim muhedini me vajzen e beqir ballukut.shume futbolliste te tjere qe kane pasur cen ne biografin e hatershme dhe nuk I largoi njeri nga futbilli vetem se me kombetaren nuk u grumbulluan.dhe keta ishin nga ekipe elite ne shqiperi dhe jo nga lezha.mexjit haxhia,vasil rusi kercici I korces e shume te tjere.LERINI KETO DHE ESHTE TURP NGA JU GAZETAT QE PRANONI KE GENJESHTRE PER VITIN E RI
Cfare jane keto “DRAMA” groteske per gjera pa vlere per kohen e sotme?
Kujt i duhen keto mbrockulla kur populli ka sot HALLE 1 mije here me te medha se keto nqe sgkruani ju???
Ne se nuk keni guxim te trajtoni krimet e sotme pa fund me mire mbyllenin gazeten fare!
Sot nuk te heqin nga sporti,por te heqin BUKEN e gojes dhe lene femijet rrugeve ne se je i PS-se ose i PD-se kur alternohen pushtetet!
Sot futesh ne pune me KASULL sic bente Ylli Pango etj,etj prandaj ju me keto qe shkruani i rritni VLERAT ATIJ SISTEMI qe megjithate ishte 1 mije here me i DREJTE,ME I NDERSHEM DHE ME NJEREZOR se ky qe eshte instaluar ne Shqiperi pas 90-tes!!!
Boll e lodhet popullin me TERROR PSIKOLOGJIK per SOCIALIZXMIN se ate sistem e kemi jetuar vete dhe nuk ka nevoje te na mbushe mendjen nje gazetaruc sot vse si iashte!
Ne se ua mban SUMA beni krahasime konkrete midis dy sistemeve ne te gjitha fushat e jetes si ARSIMI,SHENDETESIA,MUJQESIA,DREJTESIA,PUNESIMI ,EKONOMIA,etj,etj!
Nuk e beni dot se do dilni BLLOF!
Edhe djali im e nderpreu ne vitin 2003 karrieren si futbollist se traineri i tij nuk vleresonte talentin e djalit tim,por XHEPAT E BABALLAREVE!
Me shume vleresohej,trajtohej,aktivizohej ne ndeshje nje djale Shefi Policie,Doganieri,Deputeti e biznesmeni se sa djali im i nje Pensionisti!
Ata e conin trainerin pas stervitjeve ne lokale,gjate veres i prenotonin pushime falas etj,ndersa une nuk i kisha keto mundesi!
Megjithate asnje nga ata djem bosesh nuk eshte sot FUTBOLLIST,bile jane edhe pa shkolle,ndersa djali im u be inxhinier dhe sot punon ne nje firme nderkombetare programesh kompiuterike ne SHBA!!!
… As e kemi degjuar dhe pare kete futbollist … si ky ka patur me kile
… lerini keto perralla me komunizmin se u bete “boze”
… te gjithe ju qe flisni per dje, te gjithe po vidhni sot … dhe askush nuk do te punoje.
pordhe me rigon lajtar atehere,tranjer tani.
Nuk e di kush e ka nxitur kete shkrim por ka deformime, ekzagjerime ne cdo element te kesaj historie. E them kete pasi jam nga Lezha dhe bashkmoshatar i Shaqirit. Ndoshta eshte viti i ri dhe ka mungese lajmesh. Per Shaqirin mund te behet nje profil realist dhe komplet ndryshe, sigurisht me predispozicion pozitiv. Nje nga ata eshte gazetari Irfan Rama, nese realisht ka interes per futbollistet e asaj kohe ne Lezhe, perfshire dhe Shaqirin. Nder ta jane Nikolin Lorenci, Fehmi Rama etj.
gazetar trap
Meqe jam nga Lezha dhe e njoh personalisht Shaqirin (eshte djale i shkelqyer) me duhet te sqaroj se nuk eshte e vertete ajo qe shkruhet ne kete artikull! Se pari Shaqiri ka qene nje futbollist i zakonshem qe luante perkrah mbrojtesve te jashtezakonshem si Nikolin Lorenci, e me vone Vasil Bici, Paulin Deda etj(nuk besoj S.Kacaj sepse kane diference te madhe moshe)! Se dyti nuk nderpritet karriera ne moshen 25 vjecare,sepse ne kete moshe presupozohet qe i ke dhene te gjitha, dhe Shaqiri po me “Beslidhjen” do ta mbyllte karrieren!Se treti (dhe me e rendesishmja) eshte se ne te vertete nuk ka patur “karriere” te mirefillte ne ate kohe pasi futbolli ,si te gjitha sportet,ishte amator dhe jo profesionist! Si profesion Shaqiri punonte ne punishten e rakise sic punonte dhe Furdja marangoz,Bici kooperativist,Rragami nenoficer etj. dhe pas pune luanin futboll !
Po nuk ditem se nga vime nuk do te dime se ku te shkojme.S ke c i ben, ka te indoktrinuar qe duan ta mbulojne te shkuaren.Ja qe nuk mbulohet.Njelloj si atehere.Mentaliteti trashegohet.Historia perseritet.Tragjikomedi.Vendi po zbrazet.Keta qorra qe jane ketu nuk e shikojne apo bejne sikur nuk e shikojne.
Ky shkrim eshte nje budallek dhe i pa besueshem.Mos harrojne lexuesit se ishte futbollisti Mehdi Bushati qe u dashurua me vajzen e figures se dyte te vendit,u dashurua ,u martua e u trashegua……e jo nje sekretar bythe si i Lezhes…..brockulla…..
Pirdh o prift ne prill
Ne ate dhjetor
Bjerini me dor
Ne shtator tetor
Pirdh zoti drejtor
Kurse cdo janar
Hani bar dhe kar
Erdhi muji shkurt
Kari esht i gurt
Masanej ne Mars
Pidhit bjeri pas
Ne cdo muaj man
Karin nuk ja ndaj
Krejt muji qershor
Me I ra me dor
Korrik me korrik
Pidhin qi pa from
Se ne mujin gusht
Do ti mshojsh me grusht
Dhe na vijn shtatora tetora nentora
Kari ja ben fora
Aaaaahaaaahaaaaaa e kA gabim gazetari flitet per John cruiff e Jo Xhabirin.Te vjen te shqyesh by then me Kato shkrime
I pa degjuar ndonjehere megjithese kjo nuk ka rendesi.Cjane keto pordhe me rigon?Jam dakort me nje komentues me sipr siduket qenkeni ne krize per shkrime dhe qelloni bosh.Beheni qesharak ne vend qe te vini vetulla nxirni syte,kujtoni se lexuesit jane budallenj dhe bo te bien ne kurthin tuaj.Ka plot gjera ku mund te shkruash pa fund per kete vend qe po vuan dhe nuk ngre koken perpjete,nuk ngeli kjo histori e Xhabirit te na sensibilizoj por ajo qe njerzit ne kete vend skane cte hane skane pune te vrasin per nje cope buke per politikane shkerdhata qe tallen ne kuvend dhe shume e shume te tjera.