Trajneri i Kombëtares Shqiptare të Futbollit në një intervistë për Supersport, ku bën bilancin e 2015 Kuqezi, përkundër spekulimeve të ndryshme mediatike, garanton se e ardhmja e tij është Kuqezi.
“E ardhmja për mua është Shqipëria, Europiani dhe pastaj kualifikueset e Botërorit “Rusi 2018″, më shumë në kohë nuk mund të parashikojmë pasi varet nga shumë faktorë, por besoj se kam treguar gjithmonë se kam synime të mira për të qëndruar këtu dhe kam treguar se nuk shpërqëndrohem nga sirenat që kanë tentuar të më joshin”, tha De Biasi.
Para pak ditësh De Biasi ka drekuar me Presidentin e FSHF, Armand Duka, ku ka marrë edhe premtimin për përmirësimin e aspektit financiar të kontratës.
“Kontrata ishte e shkruar dhe u rinovua automatikisht kur arritëm kualifikimin. Unë nuk kërkova gjë por e di që presidenti me bujarinë e tij do t’ia dalë të më përmirësojë kontratën mua dhe bashkëpunëtorëve të mi. Jam i bindur që do e bëjë por edhe nëse nuk e bën kjo nuk ndryshon asgjë”., tha trajneri i kuqezinjve.
Pra nuk është një çështje parash dhe për të provuar diçka të tillë, De Biasi bën edhe një rrëfim sensacional, pasi vetëm pak javë më parë ka refuzuar jo pak, por plot 5 milionë Euro nga një ekip kinez për të qëndruar me Shqipërinë.
“Është e vërtetë, një ofertë që më erdhi para 3 javësh. Nuk e mora në konsideratë edhe pse ishin shumë para, 2 milionë e gjysmë Euro në vit për dy vjet, plus benefitet dhe gjithë të tjerat, por besoj se për mua kënaqësia më e madhe është të jem me djemtë e mi në Francë dhe mundësisht t’i çoj sa më para të jetë e mundur. Besoj se ky është urimi që iu bëj të gjithëve”./SS
bravo trainer… hallall
Po ky cpati…qe po na shtiret e trgohet kaq serioz……Shqiptar lind nuk bohesh dot….
Franca është lulëzim për skùadrat ne gjith europen aty behet pazari.
bravo de biasi je trainier i madh le histori ne futbollin shqiptar
Hallall tranjer keto gazetat oneline vetem per ca komente e ca like cfar nuk shpifin forca tranjer me ty ne europjan dhe botrore..
Krahaso burrnin dhe seriozitetin e ktij burre. Me ca shqipfolsa si Shaqiruci I zvicrres e ca tjetr si Tarashaj. Avdijaj .
Je njeshi De Biasi.. Je me shqiptar se Edi Rama dhe Sali Berisha.
cfare ke me Shaqirin ti, ai eshte i vetmi shqipetar qe po ben histori ne England league.
De Biasi?Nje njeri i madh,i sinqerte,i ndershem,zemergjere,mendjemprehte,mirenjohes i madh,besnik,sypatrembur,…keta atribute i kane shume pak shqiptare.
DeBiasi simbol i nje zemre shqiptare , bravo respekt maksimal per ty i nderuar !
DeBiasi simbol i nje zemre shqiptare . Ka shume per te mesuar prej tij . Bravo i nderuar DeBiasi respekt maksimal per ty !
Ke refuzuar 5 milione euro ?
Gabim ke bere.
Cfare ekipi ishte ? Kinez ?
Gabim 2-fish.
Ekipet kineze sot jane elita e futbollit boteror.
O Gani , boll me keto intervista ne cdo 2-3 dite se u bene bajate.
Mos harro 1 fakt:
Ti mund te thuash qe e cova Shqiperine ne Evropian.
Une mendoj :
Ti nuk e cove Shqiperine ne Evropian. Por Shqiperia te dha mundesine te ishe edhe ti ne Evropian. Mund te them qe ti ishe nje trajner qe u gjend “ne kohen e duhur ne vendin e duhur”.
Arsyeja per kete qe them eshte e thjeshte :
Nga 14 pike qe grumbulloi Shqiperia , vetem 8 pike jane merita jote dhe e skuadres. 3 pike jane mrita e Ballist Morines dhe gjykates se CAS. Dhe 3 piket ne Armeni jane teater kukullash I paguar shtrenjte.
Keshtu qe boll me keto intervista. Shijoje Evropianin se nuk besoj te jesh me prezent ndonjehere tjeter.
Nuk u shnderrua De Biazi ne engjell sa hap e mbyll syte. Si c’do njeri, e ka edhe ai nje cmim. Puna eshte se De Biazi e di qe mbas Europianit 2.5 milion Euro ne vit ai I merr me sy mbyllur ne Evrope, biles edhe me shume. Jam I sigurte qe I ka thene te gjitheve, jo vetem Kinezeve, prisni deri ne Korrik. Pastaj do ta shikoni qe si cdo njeri edhe ai do ndjeke parate.
I madh De Biasi…. Grande il mister!!!!
Bravo De Biazi asnjeher nuk do e dime por ne qofte e vertete tregon se je njeri e karakter.Mbase fati te ndih dhe kesaj here dhe na nxjerr nga grupi megjithese per ne vetem kualifikimi eshte fitore e kampionatit.Lexoj shume shkrime mjaft te guximshme sikur ne do kualifikohemi apo do marrim kaq apo aq pike.Kjo eshte e tepert neve na mungon eksprienca plus qe nuk rezistojme nje 90 minutesh te plote.Sikur dhe 1 pike te marrim do jete sukses.
I paske kap ne skedina,dhe ke per te kap dhe 1 dor tjeter ne evropian pa e vra menjen dhe per 2 jave ndersa te shkosh ne fund te botes e te presesh 2 vjet per ti mor shko.gjate
I paske kap ne skedina,dhe ke per te kap dhe 1 dor tjeter ne evropian pa e vra menjen dhe per 2 jave ndersa te shkosh ne fund te botes e te presesh 2 vjet per ti mor shko.gjate
dakort mister. Bravo dhe faleminderit per integritetin. faleminderit per kontributin e shkelqyer qe te jemi ne France.
tani po munde, leri keto cirqe dhe ktheju punes. nuk na duhet fare cfare ofertash ke marre dhe sa po sakrifikon per ekipin tone.
ktheju punes dhe leri intervistat. festa mbaroi…