10 talentet që duhen ndjekur në 2016-ën

3 Janar 2016, 10:22Sport TEMA

Nuk është kurrë shumë herët për t’u bërë një kampion, edhe pse shumë talente premtuese në botën e futbolit nuk kanë pasur suksesin që pritej.

Megjithatë ekzistojnë dhjetë lojtarë për të cilët ka më shumë se një shpresë, dhjetë talente që mund të kthehen në kampionë në këtë 2016-të.

Gianlugi Donnaruma udhëheq revolucionin e të rinjve, duke siguruar një vend si titullar te një ekip i madh si Milani. Por janë edhe Messi korean, Lee-Seung-Woo (në pronësi të Barcelonës) dhe djali i Hagit, Ionis, në pronësi të Fiorentinës.

“Daily Mail” ka provuar të bëjë një listë të 10 lojtarëve që do të shpërthejnë këtë vit. E ka filluar nga Timothy Fosu-Mensah, mbrojtësi 17-vjeçar holandez i Manchester United, të cilin Van Gaal pritet ta kalojë tek ekipi i parë. Por edhe nëse tekniku do të shkarkohej, te United janë të shumtë ata që besojnë se Mensah do të ketë sukses.

Ndërsa, Lee Seung-Woo është etiketuar si “Messi korean”. Dhe duke parë se skuadra që ka siguruar shërbimet e tij është Barcelona, një klub që ka nuhatje për kampionët, priten shumë gjëra të mëdha nga ky 17-vjeçar. Angel Correa, 20 vjeç, sulmuesi argjentinas i Atletico Madrid, ka magjepsur Simeonen, që në këtë sezon e ka aktivizuar në 15 ndeshje. Donyell Malen, 16 vjeç, është xhevahiri i Arsenalit dhe është aktivizuar më “Topçinjtë” në Youth League.

Ianis Hagi mban mbi shpatulla mbiemrin e rëndësishëm të babait, por  Fiorentina (që e ka blerë dhe huazuar të Vitorul Costanza) është gati të vërë bast për të, do të jetë fantazisti i së ardhmes. Julian Brandt nuk është një surprizë, pa mbushur akoma 20 vjeç ka luajtur në 34 ndeshje në Bundesligë me Bayer Leverkusen dhe duket se trajneri i Gjermanisë, Low, po e ndjek nga afër.

Donnarumman e njohim mirë, me Mihajlovic që ka marrë një vendim të guximshëm duke e aktivizuar si titullar në vend të Diego Lopez. Klasifikimi mbyllet me Joshua Kimmich, mesfushor gjerman, 20 vjeç, që luan me Bayern Munich, Abdelhak Nouri, mesfushor holandez 18-vjeçar i Ajaxit dhe Marco Asensio, sulmues krahu spanjoll 19-vjeçar i Real Madrid (por i huazuar tek Espanyol): në spektaklin “Do të jenë të famshëm”, ka vend edhe për ata./Telesport

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje