Reali i Madridit shkarkon Benitezin, ja kush e zëvëndëson

4 Janar 2016, 16:35Sport TEMA

Reali i Madridit ka shkarkuar nga detyra trajnerin Rafa Benitez.

Shkarkimi i Benitez erdhi si pasojë e barazimit mbrëmjen e djeshme me Valencian.

Kjo ishte pika që derdhi gotën, pasi humbja që vendosi fatin e Benitezit ishte ajo kundër Barcelonës, 0 me 4 në muajin nëntor.

Në vend të tij do të jetë legjenda franceze Zinedine Zidane.

Benitez rezultoi një zhgënjim sidomos për presidentin Florentino Perez i cili në momentin e firmosjes së kontratës deklaroi se “Benitez ishte trajneri më i mirë që kishte punësuar vitet e fundit”.

4 komente në “Reali i Madridit shkarkon Benitezin, ja kush e zëvëndëson”

  1. toni sport says:

    Akoma nuk eshte shkarkuar pritet konferenca e shtypi ne oren 17.30.

  2. Bujar Hasani says:

    Gabim qe e ka pranuar ate post Zinedine zidan

  3. Realmadrid says:

    Konferenca ishte ne 19:30 jo 17:30.

  4. hani i elezit says:

    benitezi iku tash ka ardh berberi zidane ,i cili piken ma te dobt ka mungesen e identitetit .
    ta shohim se si do ta grahi ( vozit ) makinen madrilene ky tipi .
    zidane asht nevrik i fsheht dhe konvulsiv .
    zoti i dhashte dum .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje