Ilary Blasi lajmëron tërheqjen e Tottit nga futbolli

4 Janar 2016, 16:36Sport TEMA

“Deri kur fiziku do të rezistojë, do të vazhdoj përpara”. Më pak se dy muaj më parë Francesco Totti ka garantuar se nuk mendonte akoma për tërheqjen nga futbollit. Ka qenë ndalur nga një dëmtim, ndërsa koha e rikuperimit ka tejkaluar parashikimet. Ndoshta të mërkurën do të kthehet në fushë në Verona, kundër Chievos. Një aktivizim që do të vijë mbas një ndalese prej 100 ditësh. Për këtë arsye, deklaratat e gruas së tij, Ilary Blasi, janë të arsyeshme:

“Tërheqja? Ka ardhur momenti”, ka thënë drejtuesja e emisionit të famshëm italian “Le Iene” në një intervistë për revistën “Oggi”.  Me pak fjalë, ka ardhur momenti, Francesco Totti, simboli dhe kapiteni historik i Romës, mund t’i japë lamtumirën futbollit të luajtur pas 22 vitesh karrierë si profesionist. “Vitin e ardhshëm do të mbushë 40 vjeç dhe ka fituar gjithçka mund të fitonte. Mendoj se ka ardhur momenti të merret me diçka tjetër. Por do të mbetet gjithsesi në botën e futbollit”.

Totti nuk luan nga 26 shtatori dhe heshtja e tij e gjatë, në një moment delikat për Romën, ka bërë shumë zhurmë. Në fillimin e dhjetorit është takuar me presidentin Pallotta dhe është menduar se ky takim ishte preludi i rinovimit të kontratës së kapitenit, por për momentin, duke u bazuar te fjalët e thëna nga bashkëshortja e tij, duket më e mundur një hipotezë tjetër. Kapiteni, ndoshta po mendon për të ardhmen. Një të ardhme ku nuk përfshihen këpucët me taka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje