Manchester United, ofertë shokuese për Neymar

4 Janar 2016, 16:38Sport TEMA

Një ofertë e çmendur, mjaftueshëm për të bërë Barcelona të hezitojë në përgjigje. Manchester United e merr seriozisht dhe shënjestron Neymar. Sipas Manchester Evening News, United janë të gatshëm të paguajnë klauzolën 140 milion stërlina për lirimin e Neymar nga kontrata me Barcelona. Shtysë për këtë ofertë merret bisedimet për rinovim të kontratës midis Barça dhe Neymar. Një gjë është e sigurt: Nëse United janë të gatshëm të ofrojnë paratë e klauzolës, e ardhmja e Neymar do të jetë në Premier League.

Por në kampin katalanas vazhdojnë të ‘shohin punën e tyre’. Rinovimi i kontratës ishte në tavolinë, dhe siç dihet, rinovime të këtij lloji nuk janë asnjëherë të thjeshta. Por tani që Mancheter United po ‘pickon’ Neymar me stërlina, situata bëhet edhe më e  ndërlikuar. Gjithçka na mbetet është të presim. Barcelona deri tani ka refuzuar ofertën e parë të ‘Djajve të Kuq’: 175 milion euro, ofertë për të cilën ka folur i ati i brazilianit. “Propozimi ka mbërritur në Barcelonë, por klubi më tha që nuk do ta shesin. Më pyetën nëse ishim të interesuar, por nuk ishte rasti. Barcelona nuk e shet sepse ka akoma një kontratë tre vjeçare për të respektuar. Ishte një projekt i Manchester United por ai propozim nuk ekziston më, ka kaluar.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje