Besart Berisha: Dua Euro 2016 me Shqipërinë

6 Janar 2016, 15:09Sport TEMA

Besart Berisha është gati për t’iu përgjigjur poitivisht një ftesë të mundshme nga Gianni De Biasi për t’u bërë grumbulluar me kuqezinjtë në finalet e “Euro 2016″.

Edhe pse nuk ka dhënë asnjë kontribut për kualifikimin e Shqipërisë në këtë event madhor të futbollit, 30-vjecari do të presë deri në momentin e fundit për një sinjal nga trajneri italian, që në fakt vështirë se mund ta bëjë pjesë të planeve të tij sulmuesin e Melbourne Victory-t në kampionatin australian.

De Biasi e ka të bërë të qartë se në Euro 2016 do të grumbullohen vetëm ata që kanë djersitur në fushën e blertë për këtë arritje histtorike të Shqipërisë.

“Nuk kam marrë asnjë informacion nëse do të kem shansin për të luajtur në Europian. Mendoj se cdo futbollist dëshiron të luajë në një event të tillë,” – është shprehur Berisha për mediat australiane.

Gjithsesi, golashënuesi më i mirë i Melbourne Victorit shton më tej se për aq kohë sa nuk do të ketë lajme nga Shqipëria, ai do të jetë i fokusuar tek objektivat e klubit në Champions Leagen e Azisë dhe në kampionatin australian.

Besart Berisha e ka veshur më parë fanellën kuqezi në vitet 2006-2009. Në 17 ndeshje me Shqipërinë ka mundur të shënojë një gol, ndërsa që pas transferimit në futbollin australian nuk shfaqi interes për të dhënë kontribut në kombëtare për shkak të distancës së largët mes dy kontinenteve./SS

4 komente në “Besart Berisha: Dua Euro 2016 me Shqipërinë”

  1. tiku taku says:

    Ne Elemininatore do na kishte bere shume pune,por une jam qe lojtaret qe skane patur kontribut gjate elimi mos ftohen.

    Eshte gjynah qe te lihen jashte lojtare qe kane kontribuar.

    Ne fakt me vjen keq per Salihin,por ajo qe jep ne fushen e lojes nuk mjafton per ne france. Salihi shperdoron raste pafund.

  2. XIO says:

    PO KY ………?!

  3. liku----Kush me shan per debat nuk ia mban says:

    Avash mor djale , avash.
    Po nuk e di ti se kryedoganier per te hyre ne kombetare tani eshte xha Ganiu ?
    Po deshi ai hyn , po nuk deshi nuk hyn.

    Por ne fund te fundit , c’te duam ty ne kombetare ? Ti je sulmues , nuk je mbrojtes. Loja qe pelqen xha Ganiu eshte “Parkim autobusi para porte per 90 minuta” , dhe “Aventure ne kohen shtese”.
    Ti nuk I pershtatesh kesaj loje.
    Ti more djale do te besh gola , nuk ben.

  4. england says:

    Nese Crotone apo Pascara do merrnin pjese ne kampionatin Australian padiskutim qe do ishin kampione te Liges atje!
    Ky Berisha i ben shume mire detyrat ne ekipin qe luan,por vetem kaq!Niveli ne Ligen e Astralise eshte si te shohesh nje ndeshje midis ekipeve te kategorise C1 ne Itali,po ti shtosh dhe faktin qe kete djaloshin e luten para eliminatoreve dhe ju pergjigj negativisht thirrjes,prandaj nuk ka pse kerkon te veteofrohet ne ekipin kombetar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje