Tashmë mund të thuhet pa droje se shqiptari Gëzim Hidri është autor i të parit mozaik të lëvizshëm të realizuar me 120 mijë copëza guri me ngjyrë. Një pjesë e gurëve të marrë nga të gjitha kontinentet e botës, nga malet e Librazhdit dhe treva të tjera shqiptare dhe çfarë është më interesantja edhe dy dhëmballë të autorit. Veprën e tij e nisi në Angli në vitin 2006 dhe i kushtohet presidentit të Çelsit, Roman Abramoviç. Por në rrugëtimin e tij mozaiku u pasurua me shumë elementë, që sipas autorit janë një abetare apo një “kod i planetit”.
Në qendër ka emblemën e Çelsit, që çuditërisht ka një çelës që hap dyer, për të vazhduar me elementë si deti, akullnajat, perëndimi, një balenë dhe shumë detaje që kanë të gjitha një zbërthim dhe një kuptim. Ai ka bashkuar në një mozaik Lindjen me Europën. Një vepër e tillë e realizuar me gurë ngjan më shumë me një pikturë në kavalet që autori e ka plotësuar me një strukturë me dru të rrallë e të pashkatërrueshëm. Dimensioni i kësaj vepre është 258 cm gjerësi, 153 cm lartësi dhe peshon 305 kg. Është ndër të rrallët mozaikë të lëvizshëm dhe siç thotë autori është i vetmi në botë i këtij lloji. Është vizituar nga ambasadorë, turistë, kureshtarë dhe të gjithë janë interesuar për këtë mozaik që qëndron në studion e artistit tashmë i përfunduar pas 9 vjet e 9 muaj përpjekje për të sjellë një vepër unike të realizuar nga duart e një artisti.
Gëzim Hidri “skllav” i gurit dhe mozaiku për Çelsin dhe Abramoviçin
Artisti shqiptar Gëzim Hidri ka qenë nxënës i shkollës “Onufri” dhe ish-student i Edi Ramës në Institutin e Lartë të Arteve në degën Pikturë Monumentale. Ai gjithashtu është një nga të rinjtë e Grupimit të Dhjetorit 1990 në protestat për rrëzimin e sistemit. Emigroi si të gjithë shqiptarët por historia nga ku nisi mozaiku që mori 9 vjet e 9 muaj vëmëndje nisi nga Londra. Para 10 vjetësh artisti shqiptar ka kryer të gjitha punimet e mermerit në klubin e “Polos” të princit Charls, gjë për të cilën ka shkruar edhe revista e përmuajshme e skulptorëve anglezë. Në atë kohë, ai së bashku me disa miq kishte hapur një pikë mermeri, ndërsa në një cep të saj kishte ngritur një studio plot dritë ku punonte dhe ekspozonte krijimtarinë. Projektin ambicioz të quajtur “Kodi planetit”. Në një bisedë me disa kureshtarë që iu afruan mozaikut, Hidri deklaroi: “Më sillni të gjitha pikturat e Mikelanxhelos, t‘iu a kthej në mozaik”. Interesi i këtij mozaiku i ka kapërcyer kufijtë e Britanisë së Madhe. Muzeu i Arteve në Australi i ka dërguar disa ftesa për të ekspozuar punimet e tij atje. Ndërkohë, disa biznesmenë egjiptianë i kanë ofruar shqiptarit të nënshkruajë kontrata të majme për të realizuar mozaikë në shtëpitë e tyre. Së fundi duket se sytë e tij janë nga Dubai.
Fillimisht me punën e palodhur në gdhendjen e gurit e në veçanti, krijimin e mozaikëve, Hidri do të linte me gojë hapur punëdhënësit grekë kur shkoi në vendin helen si emigrant. Brenda tij jetonte arti, të cilin gjatë viteve kur mbaroi shkollimin në Tiranë nuk mundi ta shprehte. Talenti i Hidrit do të shpalosej në disa ekspozita në Kostur të Greqisë. Atje ai nisi edhe t‘u japë leksione në skulpturë studentëve grekë apo atyre anglezë që vitin nga universitete të këtij vendi.
Në Greqi, ksenofobët grekë do ta vinin në shënjestër duke linçuar punën e shqiptarit. Ata brenda një nate arritën t‘i vjedhin 21 punime skulpture vetëm e vetëm se ato ishin prodhuar nga dora një shqiptari. Kjo ndodhi nuk e dekurajoi artistin librazhdas. Së bashku me bashkëshorten dhe dy vajzat Anxhela dhe Armenisa, do të niste një emigrim të ri tashmë drejt “eldorados shqiptare”. Hidri shkoi në Angli me qëllimin e vetëm që të ishte i lirë dhe të bënte art i pa trazuar nga ksenofobët, siç i kishte ndodhur në Greqi. Por edhe në këtë vend ai nuk mundi të ishte i lirë në lëvizje. Kur i përfunduan dokumentet, anglezët e rikthyen në Shqipëri dhe nuk i rinovuan lejen e qëndrimit. Hidri u rikthye në Librazhd, hapi një punishte guri dhe nuk hoqi dorë kurrë nga vepra e tij e madhe, mozaiku i Abramoviçit.
Pas 9 vjetësh e 9 muajsh ka vendosur të gjithë gurët e mozaikut dhe vepra është gati.
Më në fund keni përfunduar kryeveprën tuaj, mozaikun kushtuar Abramoviç. Si e keni përjetuar fundin?
Ndjehem shumë i lumtur sepse këtë mozaik e fillova me një copë, me një numër me një mendim dhe e mbarova me një mendim, me një numër e me një copë. Nuk është thjesht fakti që përfundova një mozaik. Unë përfundova një abetare. Për mua ky mozaik është qëllimi i kuadratit dhe kuadrati vetë është shumë filozofik, që do të thotë që nëse një njeri futet në kuadratin e tij, pra në dhuntinë e tij atëherë ai quhet talent. Unë u mundova që çdo kuadrat të vendoset brenda vetes duke u mbivendosur dija me vetëdijen.
Ju keni arritur të vendosi mbi 120 mijë gurë në këtë mozaik…
Këtu janë përdorur jo 120 mijë gurë por do të thoja 120 mijë gërma për ti dhënë kuptim dhuntisë duke respektuar talentin. Nga fjala talent m’u kujtua vetvetja e cila ka dy vetvete brenda.
Problemi i njerëzimit është se ka dy vetvete që shpesh nuk ndahen e nuk diferencohen njëra apo tjetra. Njëra prej tyre është dhuntia që të jep zoti tek shpatulla mbrapa që ditën kur lind, vetja tjetër është talenti. Nëse gjen dhuntinë tënde atëherë do të lulëzosh gjithë jetën.
Mozaiku që keni përfunduar tashmë nuk është thjesht miliarderi rus por shumë më tepër. Si e zgjodhët?
Nuk është se zgjodha Abramoviçin, por ngacmimi im ishte ekipi Çelsi pasi në gjuhën e mëmës time çelsi është ai që mbyll të hapurat e hap të mbyllurat. Abramoviç në atë kohë mori këtë ekip dhe kështu u bë pjesë e mozaikut. Edhe marangozi kur e bën një derë e provon nëse mbyllet apo hapet. Për mua me një fjalë mozaiku është diçka më tepër. Mozaik do të thotë përjetësi, nuk vdes ndonjëherë. Mbyll shekujt që dihen dhe hap shekujt që nuk njihen sepse bota sot është mykosur. Kjo do të thotë se jemi në shekullin XXI dhe një njeri i suksesshëm duhet të bëjë diçka që nuk është bërë më parë pra mund të marrim një shembull nga futbolli. Nuk është vetëm Pele, këmbëarti në futboll por sot kemi edhe Messin dhe Kristiano Ronaldo. Me këtë dua të them se vërtet kam lindur 5 shekuj më pas se Da Vinçi apo Mikelanxhelo, por dua t’u tregoj atyre se maratonën e artit e kanë lënë në duar të sigurta, e kanë lënë në duart e Gëzim Hidrit tek skllavi i gurit. Unë bëra atë që nuk do të vdesë kurrë, nuk do t’i bien copat siç po i bien Mona Lizës tani, që me pak fjalë e zuri lebroza në shekullin XXI. Këtë vepër hidhe në ujë e më e bukur do të duket.
Sot e realizova këtë mozaik dhe e hedh në arenë. Pra nuk kemi mbetur tek Mona Liza, tek Da Vinçi apo Mikelanxhelo. Gjëja më interesante në këtë mozaik është se unë mundova t’i jap shpirt kuptimit, jo jetës. Nga mijra gurë që shikoni poshtë këmbëve të mi, është zgjedhur guri përkatës që të vendoset në kuadër përkatës që t’i japë volum e kuptim kuadratit. Gurët janë mbledhur nga të gjithë kontinentet.
Ju jeni ndër të rrallët që keni realizuar një mozaik të lëvizshëm…
Nuk është thjesht i lëvizshëm por i kuptueshëm për të parë atmosferën që jam munduar unë t’i jap kuptimit të kuadratit të gurit.
Keni menduar ta shisni dhe keni pasur komunikim me Abramoviç?
Nga stafi i tij kam marrë dy letra që më dhanë një optimizëm. Në një moment në letra shkruhet “Je për t’u përmendur në një media, artikull e miting”, gjë që padyshim me kohën do të marrë vlerën e saj.
Nuk dua të flas për vlerën monetare por si shqiptar që jam, si djalë e qelizë e këtij vendin kërkoj të dytin në botë që në arenën time të më tregojë çfarë di të bëjë. Ama unë i kërkoj botës nëse do të lindi i dyti, do të quhet i dyti, pasi i pari jam vetë. Unë do t’i tregoj atij se si bëhet një kalë i lëvizshëm që lëshon tym mbrapa dhe unë këtë dua ta bëj.
E megjithatë ju kanë ofruar një vlerë fillestare për mozaikun…
5 milion paund tha bashkëshortja e Abramoviç, por tani që përfundoi nuk di çfarë vlere do të ketë. Por për mua kjo nuk është e rëndësishme. E rëndësishme është të shfaqet i dyti në botë që mund të bëjë diçka të tillë.
Pse u desh kaq kohë për ta përfunduar?
Unë e krahasoj kohën që m’u desh me luftën e Trojës. 10 vjet zgjati lufta e gati 10 vjet edhe mozaiku im. Kurse mua pa e ditur, e kuptova më pas këtë gjë, që të zhveshësh e të plotësosh, të heqësh, m’u desh të tjerr qilimin e Penelopës e t’i jap fuqi harkut të Odisesë.
Keni përfunduar një vepër arti që u deshën shumë kohë. Çfarë projektoni në të ardhmen?
Vetë ata që duan të mbeten në përjetësi mund të jenë pjesë e gurit. Unë nuk lus të pasur që të merrem me ta. Kush ka mend le t’i verë një gur vetes për të jetuar atë që quhet përjetësi. Fundja nuk do të jetojmë vitet e shqiponjës. Ne do të lejmë shansin për të vazhduar e për të jetuar më gjatë se sa shqiponja.
Ju njohin edhe si “skllav i gurit”. Çfarë do të thotë?
Unë jam skllav i gurit, jam bazamenti që të gjithë kalojnë lart meje. Edhe toka ka strukturë guri. Nëse nuk do të ishte mbi gurë toka do të ishte në ujë.
E si i zgjedh gurët?
E vështirë për ta kuptuar ju por për mua është një intuitë shumë e thjeshtë duke më ndihmuar lagështira për të kuptuar ngjyrën e gurit. Për këtë mozaik kam marrë gurë nga të gjithë kontinentet. Guri blu është marrë nga Brazili, por ka gurë edhe nga India apo vende të tjera.
Kur shikojnë këtë objekt ju thonë “i çmendur”?
Të jesh e sigurtë që unë nuk do t’ja them mendimin tim asnjëherë atyre që mendojnë se jam i “çmendur” pasi ata janë shumë mbrapa meje. A nuk do të ishte më mirë të kishte më shumë të “çmendur” që realizojnë këto që unë bëj?
Ai ishte shkak ky mozaik për largimin nga Anglia 7 vjet më parë?
Sigurisht që po. Mozaiku duhet të bëhej për mbretëreshën e jo për Abramoviç. Në fakt unë e justifikova duke thënë se mbretit i dhurohet nuk i shitet dhe unë po realizoja një mozaik për ta shitur, por fundi ishte largimi. Në atë kohë gjeta lidhjet me shqipen dhe Çelsi ishte një prej tyre. Mund të përmendim edhe toponime të ndryshme si Sant Albans, Diellinline, etj. Para se të nis mozaikun kam punuar për princin Karl të Anglisë. I kam bërë klubin e polos me gjithçka prej guri. Ata bënë një budallik me mua. Më dhanë një elektrik me bateri, më futën në një tunel dhe kur më mbaroi bateria fillova të përplasesha me anët e tunelit. Pra, ata larguan nga Anglia një artist dhe nuk larguan Ilir Kumbaron…/tesheshi.com/
Te lumshin duart, no koment !!!
Urime, puna jote dhe talenti qe ti ke nuk duhet te ishte lejuar te linte vendin dhe emigronte neper Europe dhe perjetonte ato gjera qe ka perjetuar familja juaj. Ti je nje shembull i mire se nje njeri i talentuar mund te arrij shume susksese ne jet panvarsishte veshtiresive. URIME DHE VETEM URIME PER PUNEN TUAJ
Eshte nje budallek guri qe as vete Abramovic nuk ka per ta blere.
Per ty sigurisht po nuk ishte mish i gjalle i levizshem nuk ka rendesi. Po ktu flasim per veper arti dhe jo per kar o rrote kari.
ASD-IT
Ketu ti e tregon injorancen tende qe nuk ke shije per art, tipik injorante, me mire mos shkruaj te pakten nuk e tregon vehten qe qenke nje koktul dhe nje halabake, apo tru peshku, kjo veper e bere me gure eshte nje veper madheshtore, i lumte zoteriut per punen e bere.
RESPECT! Të heq kapelen Gëzim Hidri!
Presim komentet e grekqirave tani…
Ky djali shume mire ka bere se veprat e artit me firme shqiptare na nderojne te gjitheve. Po ju o gazetare lumemedhenj, keni 9 rekorde Guinness ne Shqiperi, te gjitha mozaike me permasa nga 8 deri ne 100 m2 a me shume dhe nuk keni bere ndonje artikull te tille. Shkruajne bota per Saimir Stratin dhe ju nuk e njihni. Turp.
po,e vertet.kam patur rastin te shof disa vepra te Saimir Stratit dhe kam ngelur i shokuar.ka punuar shum bukur mosaikun ne xham
Bravo ARTIST. Pash zotin na boj nonji PUCOFAGO te levizshem qe tja hudhim qurret noj here, ose nonji fotaq te pa qi nga mrapa
urime dhe suksese Gezim Hidrit.
Por kjo referenca ka “qene student i Edi Rames” hahahahahahah sa qesharake, ska lidhje me kryevepren e e Gezim Hidrit, gazetare servila.
Je nje Mikelangello i vertete. Te kam pare ne nje emision tv para disa kohesh dhe jam mrekulluar. Mqs je shqiptar jam krenar qe jemi bashkekombas. Shume urime.
Te lumte Gezim ! Artist qe na ben edhe ne krenare.Jete te gjate dhe shendet,familjarisht si dhe frymezim te perhershem.Iliri
varja
shqiptar tipik servil
pikturo biljoneret!!!
ismail kadare i serviloset pushteteve
ky tjetri i serviloset pares
ca lesh kombi jeni ju mer shqiptar te qir!
a ka burra dhe gra me karakter ai komb?
burrat qihen ne byth per pare
grat qihen ne pidh per pare!
Beqiri grek u qika ne byth pa pare.Ta paskan shkerdhyer keq shqiptaret
motren dhe mamin.Na jep adresen e beqiro meqe i ke nxjerr per guit.
bravo, nje talent i jashtzakonshem, por tani si shqiptar qe je , fillo dhe bej heroin tone TE MADHIN GJERGJ KASTRIOTI
Bravo Z. Hidri per vepren e artit qe keni realizuar. Talent i shkelqyer… por me lejoni te shpreh nje kritik te vogel dhe te cilter. Modestia esht virtyt. Pak me modest te lutem sidomos kur e krahasoni veten me DaVincin dhe Mikelanxhelon…. esht pak qesharake te hidhet posht vlera e Mona Lises sepse “po i bien copat” dhe vepra juaj i reziston ujit dhe se gjen gje. Ndonjeher esht me mir mos te flasesh shum sepse i ben dem vepres qe ke nxjer ne drite me iluzione madheshtie per vetveten….
10 vjet per nje veper, e cfardollojshme qofte ajo.Si shume me duket. Pastaj, kush ka folur per te, artiste, specialiste kritike etj,pervec autorit? Ule nje tulle o Gezim, para Mikelanxhelos etj. Nuk e shpike ti mozaikunj qe kerkon te jesh i pari. Pastaj, shiko se c’thua per mbretereshen , qe ste jep leke. Dhe vepra me e madhe dhe me e para ne bote u dashka te jete per nje manjak parash.
Un nk do ta zgjasja shum …
Je I jashtzakonshem
sa i ceket qe duket…ok vepra eshte e bukur por ti nuk je i vetmi qe ben kte lloj arti…
aq me teper dukesh i ceket kur krahason da vincin me veten..
fakti qe ty te kan ofruar shuma te medha tregon qarte qe ndihesh inferior…
dhe mendon se je me i miri sepse po paguhesh me shm nga cmendon se vlen…
me pak fjale je pall kari qe kur mundohesh te besh krahasime me lashtesine ne pergjithsi..
Not maybe , but indeed is lovely peace of ….
Sorry , I can’t use word art… Because it’s become an art when reflects
history, reflects importance, change , influence !
How can Mr. abramovich inspire us!? By
being at right time at right place in Russia in 90’s !?
and being one of the profiteers during nation robbery!?
Flag to his hands, I admire him , at least people moving theirs asses.
But, is he that important!?
Yes, he is. He is icebergs lower part, not the tip which we can
understand .
And what happens under camouflage , will always stays that way.
So no need to dig deeper and make him famous ! It’s not his cup of tea.
And influence he will leave , we ‘ll understand much later.
So then , we will call it art.
Just then Gezim the artist can claim an applause . But not yet.
Now he just tries to make a profit . To rip off the rich.
Let him try if he wishes so .
KY QE ESHTE TALENT DUKET SE E THOTE DHE VETE PO ASHTU DUKET QE ESHTE DHE GJENI ME DURIMIN QE KA PO DHE QE JA FUT PORDHES DUKET SE E THOTE SE EDHE UNE SI CDO SHQIPTAR DUA TE DUKEM ….NGJTH TE PERGEZIME PER ATE QE KA ARITUR TE JEMI REALISTE SE EDHE KETE PO VETE E KA THE ….!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
JE ME GJITHE MEND I JASHTEZAKONSHEM.
Je i madh Gezim……
VEc fjaleve me te mira dhe urimin per suksese edhe me te medha!