Raymond Domenech thurr lëvdata për Zinedine Zidane.
Ish-trajneri i Kombëtares franceze në një intervistë të dhënë për gazetën “Le Monde”, shprehet se Zidane është një person me një karakter të vështirë, por Reali i Madridit sipas tij ka bërë zgjedhjen e duhur.
“Zidane është një mit. Jam shumë i sigurt për këtë pasi unë jam trajneri që e ka stërvitur atë në ndeshjet e fundit të karrierës së tij, në Botërorin e vitit 2006. Tek Reali ai do të arrijë të japë emocione të mëdha”, tha ai.
Domenech thekson se Zidane është një djalë disi impulsiv, duke iu referuar episodit të goditjes me kokë të mbrojtësit të Italisë, Marco Matterazi. Më tej ai shton se ish-mesfushori i Juventusit dhe i “Los Blancos” është duke bërë një hap të madh në karrrierën e tij si trajner dhe beson se do të hyjë në histori. Në fund Domenech deklaroi se një ditë Zidane do të marrë në drejtim dhe Kombëtaren franceze.
reimond domenec ,ti je nji negativ dhe i pa afte qi nuk din me i menaxhu lojtart aq sa ata ne afrik te jugut te bojkotun .
zidane ,ka nji problem te madh ,ai nuk ka karakter dhe as personalitet .
e di qe eshte i rrangut t’ult dhe ket e vun .
ka me e tregu koha se cfare do te baje ky sy-ulti zidane .