Kush do ta fitonte Topin e Artë nga viti 2008, po të mos ekzistonin Messi dhe Ronaldo?

11 Janar 2016, 14:37Sport TEMA

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë fituesit e vetëm të Topit të Artë që nga viti 2008 e këndej.

Messi dhe Ronaldo së bashku i kanë fituar shtatë Topa të Artë që nga viti 2008 deri në këtë vit.

Mirëpo, kush do ta fitonte Topin e Artë, sikur të mos ishin këta dy lojtarë?

Fernando Torres do të shpallej lojtari më i mirë në botë në vitin 2008, nëse nuk do të ishte dyshja Messi dhe Ronaldo.

Ky çmim në vitet 2009 dhe 2011 do t’i takonte Xavit, ndërsa në vitet 2010 dhe 2012 Andres Iniestas.

Në vitin 2013 Topin e Artë do ta fitonte Ribery ndërsa më 2014 Neuer.

Ndërsa për vitin 2015, Topi i Artë do të shkonte në duart e Neymar, përcjell Lajmi.

1 komente në “Kush do ta fitonte Topin e Artë nga viti 2008, po të mos ekzistonin Messi dhe Ronaldo?”

  1. fatja says:

    kesaj i thone te kishte HALLA KOQE……..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje