Ceremonia e “Topit të Artë” përfundoi me triumfin e Lionel Messit, i cili hyri në histori si i pari lojtar që e fiton plot 5 herë këtë trofe kaq të lakmueshëm për individë në botën e futbollit, por Lorik Cana nuk ndan të njëjtin mendim me shumicën e trajnerëve, kapitenëve dhe komunitetit të gazetarëve që kanë votuar më herët për këtë gjë.
Sa i përket lojtarit më të mirë të vitit, kapiteni i kombëtares kuqezi ka preferuar Cristiano Ronaldon përpara dyshes së katalanasve Messi e Neymar (të cilët fituan Championsin kundër Juventusit në finale), edhe pse portugezi nuk fitoi asgjë në edicionin e kaluar: as kampionat, as Champions dhe as ndonjë trofe të rëndësishëm me Portugalinë, pasi nuk ishte vit impenjativ për ekipet kombëtare në mungesë të ndonjë Botërori apo Europiani.
Ndryshe nga ai, trajneri italo-shqiptar Giovanni De Biasi i ka dhënë votën kryesore argjentinasit Messi, duke lënë pas Ronaldon dhe Thomas Muller të Bayern Munchen.
Edhe në këtë përzgjedhje të teknikut të Shqipërisë mbetet për t’u diskutuar vendi i tretë, pasi shumëkush mund të mendojë pse nuk është Suarez dhe është votuar Muller, gjithsesi votimet janë individuale.
Shumë pak mund të mos e dinë, por për këtë trofe prestigjioz votojnë edhe përfaqësuesit e medias, e këtë rol nga Shqipëria e ka luajtur Besnik Dizdari, i cili ka preferuar “pleshtin” përpara Ronaldos dhe Neymar, duke mos dalë jashtë treshes së pretendentëve.
Ndërkohë, sa i përket votimit për trajnerin më të mirë të vitit, Cana ka preferuar Luis Enrique Martinez, atë të Barcelonës, përkundrejt Massimiliano Allegrit dhe Unai Emery, njëri i Juventusit dhe tjetri i Sevillas në Spanjë. Ndryshe nga kapiteni i kuqezinjve, trajneri De Biasi dallon vetëm në preferencën e tretë, duke përzgjedhur Jorge Sampaolin e Kilit. Ndërsa për gazetarin Besnik Dizdari, në këtë treshe nuk ka vend për teknikun e Juventusit, edhe pse shkoi deri në finale të Championsit, duke preferuar pas teknikut katalanas, ata të Sevillas dhe Kilit, pra Emery dhe Sampaoli./ TCH
E kemi thene me kohe, shumica e shqiptareve jane me Ronaldon (me falni, Penaldon).
Edhe vjet u be shume zhurme dhe mburrje nga shqiptaret se Ronaldo dhe Reali do fitonin LaLiga, copa del rey, dhe champions ligue. Asgje nuk fituat, folet shume hengret m*ne
Kur ata ja dhane Messit edhe ne vitin 2010 ne te cilin Iniesta e meritonte pa diskutim c’fare preisnit ju kete vit???? Topi I arte eshte bere qesharak…..
Ca niveli i ulet ky Cana gerdup komplet,voton Ronaldon nderkohe qe Messi eshte vite drite para,zoti na rujt ne evropian se ky eshte pallosh komplet
Ca niveli i ulet ky Cana gerdup komplet,voton Ronaldon nderkohe qe Messi eshte vite drite para,zoti na rujt ne evropian se ky eshte pallosh komplet
Ky Loriku yne kaq i vogel dhe sa i zgjuar qe eshte, pale kur te rritet kushedi cdo behet ai ?
Ky votim tregon edhe nje here se sa tru ka Cana. Po na ben qe te dyshojme per njohurite qe ai ka mbi futbollin dhe mbi vleresimin e sportisteve te tjere. Ne fakt ai nuk ka treguar ndonjehere ndonje cilesi ne loje, por gjithnje ka luajtur si nje druvar qe vetem te kepuste kundeshtaret nga kembet. Keta jane trutharet qe do te luajne nen fanellen e Shqiperise. Eshte turp qe Shqiperia te perfaqesohet nga keta injorantet kosovare qe nuk kane asgje te perbashket me Shqiperine.
Ky Cana kokrra IDIOTIT
Ju si me qene argjentinas o karkaleca
Po s’do votojne te gjithe messin ore
Jo te gjithe kan nje mendje me ju
Psh ne 2014 e meritonte Neuer qe fitoi boterorin
Ne 2010 Iniesta ose ndonje lojtare i Interit