Ramos: Zidane ka sjellë një frymë të re te Reali

12 Janar 2016, 15:53Sport TEMA

Sergio Ramos ishte një prej 4 futbollistëve të Realit të Madridit që bënin pjesë në formacionin më të mirë të vitit të përzgjedhur nga votat e 25 mijë futbollistëve profesionistë nga 70 vende të ndryshme të Botës. Në mbrëmjen gala të Topit të Artë spanjolli mori cmimin e një prej dy qëndërmbrojtësve më të mirë të vitit, duke u vlerësuar për paraqitjet pozitive që ka bërë gjatë 2015-tës. Me marrjen e drejtimit nga Zinedine Zidane shumë gjëra kanë ndryshuar në shtëpinë e Realit Madridit. Futbollistët e Los Blancos tashmë janë më të motivuar dhe kanë më shumë dëshirë për të fituar. Një meritë të madhe për këtë e ka tekniku francez, të paktën kështu mendon Sergio Ramos.

” Ndryshimi në stol na ka bërë shumë mirë. Shpresoj që 2016-ta të jetë një vit i madh për Realin e Madridit. Sezoni është ende shumë i gjatë. Do të përpiqemi të arrimë nivelin më të mirë të mundshëm për të arritur te sukseset. E rëndësishme nuk është të paraqitesh mirë në fillim të sezonit por në fund të tij”.

Një mendim i Ramos-it shkoi edhe për përfshirjen për herë të 6-të në formacionin më të mirë të vitit.

“Jam shumë i kënaqur. Tashmë nuk më mbetet gjë tjetër vecse ta përmirësoj akoma edhe më shumë rendimentin tim. Dua të falenderoj shokët e skuadrës dhe ta ndaj me ta këtë cmim”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje