Messi: Përjetësisht te Barcelona!

12 Janar 2016, 15:55Sport TEMA

5 Topa të Artë dhe nuk synon të ndalet këtu. Messi është njeriu që ngriti në një nivel tjetër jo vetëm mënyrën e këndvështrimit të futbollit, por edhe Barcelonën.

26 është numri i trofeve që argjentinasi ka fituar me katalanasit dhe në pjesën më të madhe të sukseseve, merita kryesore shkon pikërisht për atë, gjeniun e futbollit modern. Pas rikthimit në majën më të lartë të botës si futbollisti më i mirë për të pestën herë, numri 10 e bën të qartë se e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja e tij është vetëm “blaugrana”.

“E kam thënë me mijëra herë dhe do të përgjigjem sërish njësoj. Unë dëshiroj ta mbyll karrierën në shtëpinë time, te Barcelona dhe shpresoj që ta realizoj këtë objektiv”.

Pak fjalë që nuk lenë vend për interpretime. Sulmuesi argjentinas i ka idetë e qarta, ai nuk dëshiron të dëgjojë oferta të tjera sepse një ngjyrë tjetër fanelle nuk mund ta mbajë mbi supe.

Në vitin 2013 ai la të hapur mundësinë për një rikthim të mundshëm te Neëell’s Old Boys në fund të karrierës, por gjatë dy viteve të fundit duket se ka ndryshuar mendim, duke i mbyllur derën edhe skuadrës së vendlindjes. Gjatë vitit 2015, 28-vjeçari fitoi 5 trofe me Barcelonën, ndërsa vitin e shkuar e mbylli me Botërorin e Klubeve ku Barcelona dominoi finalen kundër River Plate.

Në fund të intervistës, ai përqëndrohet edhe te sezoni aktual, duke e bërë të qartë se vazhdon të mbetet i uritur për të fituar sa më shumë.

“Tani e rëndësishme është që të shikojmë përpara dhe të fitojmë sa më shumë tituj. Nuk duhet të ndalojmë dhe të kënaqemi me atë që kemi fituar. Kjo është shumë e rëndësishme. Nuk mund të mendoj që tani se ku do të jem dhe çfarë do të bëj pas 30 vjetësh”.

3 komente në “Messi: Përjetësisht te Barcelona!”

  1. liku--- Kush me shan per debat nuk ia mban says:

    Personalisht , jo per debat , por kam deshire ta shoh njehere Messin te luaje ne nje skuader tjeter te madhe por me loje te ndryshme nga Baarcelona.
    A do te jete perseri I njejti Messi , me te njejten nivel ?
    Apo do te deshtoje ?
    Me kete dua te verteteoj dicka :
    5 topat e arte jane 100% merite personale e Messit apo Messi+Barcelona ?
    Per momentin askush nuk mund ti jape pergjigje te sakte kesaj pyetjeje , pavaresisht se mund te irritohen tifozet e Messit.
    Messin ne e kemi pare vetem me Barcelonen dhe Argjentinen. Me te paren ka shkelqyer , me te dyten ende nuk ka arritur dicka.
    Me kete nuk dua te them qe Messi nuk I ka ato aftesi individuale te cilat me merite e kane bere lojtarin me te mire ne bote.
    Por aftesite e dikujt qe te vihen ne veprim kerkojne mbeshtetje edhe nga te tjeret. Pa mbeshtetjen e duhur mendoj se ato aftesi mund te zbehen , ose qe te perdor nje shprehje tjeter ” mund te mos dalin ne pah”.
    T’ju marr nje shembull per krahasim : Bitellsat kane qene nje grup I madh , por kur ishin bashke Paul McCartney me Xhon Lenon e Xhorxh Harrison e Ringo Star.
    Pas ndarjes muzika e secilit u zbeh. U zbeh jo sepse ata nuk I kishin ato aftesi , por sepse ato dilnin ne pah kur punoni ne grup.

    Shpresoj ta shoh Messin me ndonje skuader angleze ose italiane apo gjermane.

  2. Trimi i mire me shoke shume,te jesh i bindur se ne cdo skuader qe te shkoje Messi do beje cudira kuptohet gjithnje brenda limiteve te moshes,kjo mund te arrihet per faktin se nje skuader qe mund te marre Messin ka luksin ta rrethoje ate me yje te tjere,gje qe s ndodh te Argjentina aty zgjedhjet jane me te limituara dhe traineret me c duket te paafte se nuk shpjegohet dot qe ne formacion te Argjentines luan De Mikelis,Higuain,Palacio,Aguero dhe s luan psh Banega,Otamendi,Tevez

  3. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete says:

    Brilant artikullshkruesi qe ve ne gojen e tij fjalet e Te VOGLIT te MADH ,GJENIUT MESSI ku Ai MESSI nuk le asnje Ekuivok ,por eshte me se i drejteperdrejte .
    Pavarsisht ne se fiton ose jo me Trofe ,ai do te vazhdoje qe te na ZBAVIT me HIPNOZEN e tij ne te njejten menyre sic Hipnotizoi si BOATENGUN dhe “BOSIN NOJER ” ne Majin e 2015 !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje