Garë e re për stadiumin/ Qeveria lehtëson kushtet për biznesin në “Qemal Stafa”

12 Janar 2016, 19:55Sport TEMA

Qeveria shqiptare i ka hapur rrugën tashmë edhe ligjërisht me më pak kufizime, garës së re për projektet e ndërtimit të stadiumit kombëtarë “Qemal Stafa”.

Nëpërmjet ndryshimeve në vendimin e Këshillit të Ministrave të mëparshëm, për shoqërinë aksionere të qeverisë me Federatën Shqiptare të Futbollit, grupet e interesit do të kenë më tepër avantazhe dhe mund të jenë më tepër të interesuara rreth investimit në këtë projekt madhor.

Shfuqizimi i kushtit për ndryshimin e destinacionit, i jep mundësinë ofertuesëve që të marrin pjesë edhe në sektorin josportiv të këtij propjekti. Modernizimi i stadiumit kombëtarë “Qemal Stafa” do të ketë një destinacion të dyfisht, atë sportiv dhe jo sportiv. Pjesa qëndrore e projektit dhe ndërtimit do të ketë destinacion sportiv, publik, të pandryshueshëm, në përputhje me parametrat e Rregullores së Infrastrukturës së Stadiumeve të UEFA-s, ndërkohë që pjesa josportive janë hapsirat e biznesit që do të përmbajë ky stadium.

Projekti i vetëm i miratuar deri në këto momente, vjen nga një kompania italiane, e cila merr përsipër nëpërmjet koncensionit ndërtimin e stadiumit, por për këtë kërkon një garanci financiare, shtetërore, një kusht që rrezon këtë ofertë, pasi qeveria nuk pranon të japë asnjë garanci të tillë. Si rrjedhojë po mendohet sigurimi i fondeve në mënyra alternative, për ndërtimin e stadiumit të ri dhe një mënyrë mund të jetë shitja e ambienteve të biznesit përpara fillimit të ndërtimit të projektit, raporton Top Channel.

Në marrëveshjen fillestare të shoqatës “Kuq e Zi” që administron stadiumin, me aksionerë 75% FSHF dhe 25% Qeverinë Shqiptare, ishte parashikuar se të dyja palët bashkë do të paguanin rreth 10 mln euro në ndihmë të projektit për stadiumin e ri, ndërkohë që pak ditë më parë, në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv, vetëm Federata Shqiptare e Futbollit miratoi një fond prej 10 mln euro për këtë projekt.

Shumë shpejtë do të fillojë dhe procedura e tenderit të ri për ofertat e reja. Në bazë të këshillimeve të UEFA-s dhe studimeve të fizibilitetit stadiumi i ri kombëtarë do të ketë një kapacitet rreth 23 mijë vendësh, ndërkohë që projekti për ndërtimin e tij shkon rreth 60 milionë euro.

2 komente në “Garë e re për stadiumin/ Qeveria lehtëson kushtet për biznesin në “Qemal Stafa””

  1. adi says:

    po e beni me parking te nendheshem poshte stadiumit qe dhe kur behet nji ndeshje te parkohen poshte makinat jo te na bllokohen rruget se do zhvillohet nji ndeshje.respekte.

  2. adi says:

    bojeni me parking te nendheshem poshte stadiumin.qe edhe kur ka ndeshje makkinat te parkohen poshte dhe jo te na bllokojne rruget se do zhvillohet noj ndeshje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje