Bllokada, Reali studion strategjitë e merkatos

16 Janar 2016, 14:08Sport TEMA

Pavarësisht sanksioneve të vendosura nga FIFA, Reali i Madridit shpreson që në merkaton e verës të firmosë me lojtarët e dëshiruar këtë verë. Në klubin “Merengues” kanë shumë besim se apeli do të hedhë poshtë vendimin e Komisionit të Disiplinës.

Gjithsesi, puna më e madhe po zhvillohet në merkaton e dimrit pasi ashtu si në rastin e Barcelonës edhe Realit i është lënë një afat prej 21 ditësh për të mbyllur transferimet që dëshiron, ndërsa procesi i apelit do të zgjasë deri në fund të muajit Maj dhe në rast të një përgjigje negative, atëherë klubi do t’i drejtohet Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv të Lozanës. Një tjetër formulë që po studiojnë në Madrid është edhe ajo e ndjekur nga Barcelona në rastin e Vidal dhe Turan.

Gjatë merkatos së verës, klubi mund të nënshkruajë kontrata konkrete me lojtarët që dëshiron dhe në këtë mënyrë mund të lejojë aktivizimin e tyre në klubet aktuale për të paraqitur më pas kontratat në federatë menjëherë pasi pezullimi të përfundojë. Një tjetër drejtim në të ilin po punohet është edhe rikthimi i të gjithë lojtarëve të huazuar. Aktualisht, mbrojtësit Coentrao, Llorente e Vallejo, mesfushorët Burgui, Asensio, Medran, Lucas Silva e  Mascarell janë emrat që po vlerësohen për një rikthim të parakohshëm në Madrid.

Më domethënës në këtë rast është portugezi Coentrao që u ble për 30 milionë Euro nga Benfica por nuk e justifikoi asnjëherë këtë shumë duke u zhvendosur në huazim te Monaco. Përsa i përket brazilianit Lucas Silva, edhe ai mund të rezultojë një rikthim me peshë pasi trajnerit Zidane do t’i duhen numra për të përballuar një vit shumë të ngjeshur edhe pse reparti i mesfushës është një nga më të mbipopulluarit. Në këtë listë nuk bën pjesë emri i Alvaro Moratas, pasi sulmuesi është huazuar me të drejtë riblerjeje për 30 milionë Euro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje