Grupimi më i madh i tofizëve të kombëtares shqiptare, “Tifozët Kuq e Zi” kanë akuzuar kreun e FSHF Armando Duka se po bën pazare me biletat për Euro 2016.
Ata me anë të një statusi në FB kanë shpjeguar se si FSHF manovorn me biletat.
Ja çfarë shkruajnë ata:
Të nderuar anëtarë të Tifozave Kuq e Zi,
Prej disa javësh, Tifozat Kuq e Zi kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me zyrtarët e Federatës Shqiptare të Futbollit, duke u përpjekur që të arrihet një marrëveshje e përbashkët në lidhje me ndeshjet e fazës finale të Kampionatit Europian, “Francë 2016”. Kemi kërkuar nga ana e federatës që TKZ-së t’i ofrohet një kuotë biletash për tre ndeshjet e para në fazën e grupeve në “Euro 2016”’, e krahas kësaj të mundësoj edhe përfshirjen në këtë numër të anëtarëve tanë nga Ilirida, Malësia, Lugina e Preshevës dhe shqiptarët që jetojnë në Europën Perëndimore.
Gjatë bisedave me zyrtarët e federatës, na është thënë se FSHF nuk ka asnjë biletë në dispozicion, ndërsa më pas na është thënë se me anëtarësimin tonë si grup në klubin e tifozëve të krijuar nga FSHF-ja së fundmi, mund të pajisemi me bileta, mënyrë kjo e vetme për ne si grupim. Kjo për në, ka qenë e pakuptimtë edhe e papranueshme njëkohësisht, pasi e cenon pavarësinë tonë si organizim dhe e humbet përgjegjësinë tonë organizative 12 vjeçare karshi anëtarëve.
Parimisht ne nuk mendojmë se e kemi eksluzivitetin e përkrahjes së Kombëtares, por si organizimi më serioz prej më shumë se një dekade mendojmë se meritojmë një trajtim pak më korrekt. Për shkak të negociatave nuk kemi dashur të krijojmë konfuzitet në opinion. Jemi sjellë çdoherë në mënyrë sa më institucionale të mundshme karshi një organizate si FSHF-ja, që abuzon me këtë term e që veç si institucion nuk sillet. Pas disa takimesh edhe zvarritjesh, herën e fundit kemi kërkuar që takimi të jetë direkt me kreun e kësaj federate, Armand Duka, por as kjo kërkesë nuk është marrë parasysh. Më pas vendosëm që të shkruajmë një letër FSHF-së edhe vet kreut të saj për kërkesën e pajisjes tonë me bileta, përgjigje që ne e kemi pritur deri mbrëmjen e 14 janarit. Në adresën tonë nuk ka ardhur asnjë përgjigje, qoftë edhe negative!
Kjo është një papërgjegjësi institucionale e njerëzve të federatës që me mish e me shpirt po mundohen që të “vjelin” frytet e kualifikimit të Kombëtares në Francë edhe të bëjnë pazar për gjithçka që kalon nga duart e tyre. Tashmë, pas arritjes së qëllimit – pra kualifikimit për Kampionat Europian – Federata Shqiptare e Futbollit, siç duket nuk ka më nevojë për TKZ-në.
Kjo është një ditë e vështirë për të gjithë tifozët e sinqertë të Kombëtares. 12 vite ku kemi dhënë sa kemi mundur për t’u kualifikuar e në fund diskualifikohemi nga FSHF. Por, do të ketë ndeshje kualifikimi edhe pas kampionatit europian, e aty do të rishihemi prapë dhe reagimi jonë do jetë më i fuqishëm se kurrë më parë!
Me këtë rast, nga ky moment, Tifozat Kuq e Zi ngrijnë çdo bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit. Për veprimet tona të mëtejshme do të ju njoftojmë me kohë. E kemi dëshmuar se kemi hyrë edhe në stadiume ku nuk na është lejuar (madje edhe nga ajri).
Pra, ne nuk do të ndalemi së përkrahuri ngjyrat, flamurin dhe fanellën e shenjtë të Kombëtares! Njerëzit që janë aty sot, qoftë burokratë federatash, trajnerë apo edhe lojtarë, do të ikin e do vijnë të tjerë, ajo që mbetet është, Kombëtarja!
Tifozat Kuq e Zi
O sa mirë me qenë Shqiptar!
Me gjithe respektin por te gjitha kombetaret e medha e kane nje klub zyrtar edhe kjo gje me ne fund u be ne shqiperi, nuk kemi pse te bredhim me bileta neper duar por shkojme si njerez direkt ne stadium. kjo eshte nje mundesi me shume
mos ia hidhni kot fajin fshf por shikoni nga uefen, tek emisioni i supersport u tha qe eshte kusht nga uefa, pra qenka me larg ceshtrja dhe nuk ka te bej me kombetaren dhe federaten tone.
do nje mut tkz jane kthyer ne nje grupim pa identitet mjere ne qe jemi jashte, me thoni cfare aktiviteti kane bere vitin e fundit, por jane kthyer ne biletari per kombetaren. Ah kuptohet duhet te kesh shume euro qe te jesh pjese e biletave….
ESHTE HERA E DYTE QE DILNI KUNDER KOMBETARES PAS KUALIFIKIMIT KJO NUK KA LEZET, ME GJEORGJINE KUNDER TANI PO KUNDER. NE CDO LUFTE DUARTROKITET FITUESI JU NUK KENI ANJE MORAL SE KUPTOJ DOT KETE QE KERKONI TKZ, DUHET TE JENI ME ZEMER ME KOMBETAREN DHE JO ME BILETAT
fare e keqe keta te tkz jane nje grup interesaxhinjsh per biletat dhe vetem per xhepat e tyre mendojne, nuk duhet te shikoni xhepin cunat idealist por shikoni zemren kuqezi apo kaq ishte shkelqimi juaj fallco.
o demir djali i dajes tim eshte anetar dhe keta te famshimt qe duan te dalin ne tv sikur me qene lojtaret e kombetares nuk i dhane pasi nuk i ofroi disa $ per nje bilete, sh mire qe eshte kriju nje klub i mire organizuar dhe qe do te kete kontroll, pasi na futen tmerrin keta batakcinjte e tkz
o tkz na hapet barkun ju dhe idealet tuaja qe shikojne nga xhepat e tifozeve ju provova ndeshjen me serbine 100 euro bileta qe isha dhe anetar i juaj, po ca me tregoni tani ju flliqsira turp tju vije hajdute te kombetares tkz-iste
po qe per tkz hajde i veme flaken euro 2016, te rrujne trapin se ne beograd nuk ia mabjti suma me shku, nderkohe qe tifozat me te keqij dhe huligane i ka vetem greqia, tkz te gjeje ndonje parti dhe leshohet pas tyre
bahhh cfare hajdutash paska pasur kjo tkz mor jahu nuk u ngop me iphone 6 per 1 bilete me serbine tani rrezik duan ndonje peugeot dhe citroen per ne france harram grup vk
tkz eshte nje grupim hajdutesh
tkz eshte derivat i faqezinjve te kryehajdutit te aleances qe tallet me ngjyrat kombetare
tkz eshte nje grupim monstruoz dhe kriminelesh kombetares, nje tufe injorantesh
TKZ NGELI SI PULE E LAGUR KUNDER SHKIVE KETA PATRIOT TE MEDHENJ QE E KANE MENJEN VEC PER QOFTE DHE BIRRA IA DOLEN TE MBUSHIN XHEPAT ME PARET E VJEDHURA NGA TIFOZAT E VERTETE QE ERDHEN NGA JASHTE, TURP QE NUK BROHORITEN KUNDER SERBIT E LANE KOMBIN NE QETESI PASI KETA JANE GRUPIM I VJEDHUR NGA ALEANCAT E SERBIT
Ha, ha, ha, o sa mire me qentë shqiptar!
sipas jush hajde rrime ne shtepi ta leme kombetaren vetem, nuk eshte momenti tani te krijoni pakenaqesira por duhet te jemi te bashkuar, mos u beni protagonist me shume nga cduhet….
Akoma nuk e keni kuptuar ju TKZ se Duka nuk mendon per KOMBETAREN,por per veten e tij?
A e pate se cfare i bene De Biazit pas kualifikimit,duke diskutuar se “KUSH E KA MERITEN KRYESORE PER KUALIFIKIMIN”,diskutim komplet IDIOT dhe ANTISHQIPTAR!
Mblidhuni para FSHF-se dhe protestoni fuqishem,qe ky pleh ta kuptoje se eshte kundra shqiptareve!
Eshte turp i madh qe Duka eshte president i FSHF-se!
Por kete pune e ka bere Platini dhe Blater,qe ky u ben hyzmetin,se ndryshe ai duhej te shkarkohej nga posti menjehere!
Keshtu benin edhe ata kreret mafioze te UEFA dhe FIFA,por tani po shkojne ne BURG!
SHPORRENI DUKEN NGA FSHF!
Ju nuk keni vend as ne stadiumet tona, e jo më ne France. Ju jeni turpi vetem i zi, nje tufe analfabetesh, te marre peng nga politika, pa patur asgje te perbashket me futbollin…U “befasova’ nga lajmi juaj se nuk ju paska pritur ne takim presidenti Duka !? Me sollet ne kujtese legjenden per 7 shaljanet, ne takim me vezirin e Shkodres, shekuj me pare. Te tille jeni ju…
O Fadili i FSHF-se!
Boll na cate trapin ju kelyshet e Dukes duke u mbrojtur pas nick name-ve te ndryshme!
Je ti nje nga ata zorraxhinj qe ulurinit kunder De Biasit dhe tani te duhen biletat per t’i shitur ne tregun e zi ne llogari te Dukes se krimit!
Hajdute dhe ANTISHQIPTARE te poshter jeni te gjithe!
Tifozat kuqalashe.
Lereni FSHF por aplikoni per bileta ashtu sic parashikon rregullorja e UEFA’s.
Mesohuni te beheni te CIVILIZUAR
Eshte qesharake qe pjesa me e madhe e njerezve ketu flasin per parti apo per burreri karshi Tifozave Kuq e Zi.
Duhet te jeni krenar qe kemi nje tifozeri te organizuar per kombetaren dhe qe nuk kane krijuar asnjehere incidente.
Qe kur FIFA dhe UEFA detyrojne nje shtet qe te kete nje tifozeri te organizuar nga Federata e Futbollit ???
Kush jua tregon keto mashtrime ?
Une qe jetoj jashte Shqiperise perse duhet te detyrohem qe te rregjistrohem tek nje “FUNCLUB” per te pare ndeshjen e nje skuadre qe me raprezanton ne nje vend tjeter ???
Ju qe shani TKZ mendoni jashte sferes se FSHF dhe ndoshta do te dini te beni nje mbledhje te thjeshte 1+1.
Si thoni ju ti fusim nje ligj ne parlament qe ndeshjet e kombetares i sheh vetem po u rregjistrove tek fan clubi i kombetares?
Shumica e “komentuesve” ketu jane po ata qe mbronin Duken ne perplasjen me DeBiasin. Pra me siguri eshte nje person i vetem qe shkruan nga kompjuteri i FSHF. Kjo duket edhe nga komentet qe jane kopje te njera tjetres.
Cfare ka ndodhur per ata qe nuk e kane te qarte, meqe edhe postimi i TKZ nuk e sqaron tere situaten per ata qe nuk e kane ndjekur? E thjeshte fare, UEFA pervec biletave te lira qe mund ti bleje kushdo pas llotarise i jep cdo federate nje numer specifik biletash per grupimet e tifozave, pervec atyre per drejtues dhe miq apo familjare te lojtareve. Kjo eshte e ngjashme me ate qe ndodh kur kombetarja luan jashte dhe ku tifozat e zakonshem kane te drejte te marrin 5% te biletave nepermjet federates.
TKZ kane qene historikisht grupi qe i ka marre keto bileta pasi jane te organizuar ne cdo shtet te Evropes. Dhe na kane bere nder besoj se e kane ndezur atmosferen kudo qe ka luajtur kombetarja.
Tani qe vjen Evropiani, Duka do te bej pazare me biletat qe i ka ne dispozicion direkt nga UEFA dhe krijon nje grup te ri tifozash, Tifozat e Kombetares, pak muaj para turneut e qe nuk ekzistonte me pare. Dhe tani biletat nuk i marrin me TKZte qe kane mbeshtetur kombetaren kudo, po miqte dhe klientet e Dukes qe jane pjese e “Tifozave te Kombetares”.
Kaq eshte e gjitha.