Ja si Ronaldo ndihmoi Messi-n dhe Neymar për Topin e Artë

18 Janar 2016, 17:26Sport TEMA

Ata mund të jenë rivalë në fushën e lojës, por Cristiano Ronaldo ka shkuar në ndihmë të Lionel Messi-t dhe Neymar gjatë ceremonisë së “Topit të Artë” javën e kaluar. Tre lojtarët kanë qenë kandidatë për të fituar çmimin prestigjioz, që në fund është marrë nga Messi, i cili e ka fituar për të pestën herë. Ronaldo ka dalë i dyti mbrapa argjentinasit, ndërsa braziliani ka dalë i treti.

Kur është pyetur për eksperiencën e tij në ceremoninë gala, golashënuesi më i mirë i historisë së Real Madrid ka bërë shaka duke thënë se ka bërë rolin e përkthyesit për dy amerikanojugorët, të cilët nuk dinë anglisht.  “Jemi afruar pak më shumë, por ne kemi pasur gjithmonë një marrëdhënie të mirë”, ka thënë portugezi. “Para ceremonisë, kur ishim në skenë, unë kam qenë përkthyesi i Neymar dhe Messi-t. I kam thënë se duhej të më paguanin”, ka përfunduar Ronaldo duke qeshur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje