Presidenti i Leyton Orient Francesco Becchetti përjashtohet me 6 ndeshje dhe gjobitet 40 mijë £ nga ‘Football Association’ pas incidentit të ndodhur në ‘Brisbane Road’.
Ndëshkimi i 49 vjeçarit vjen pas pas incidentit të ndodhur menjëherë pas fitores ndaj Portsmouth në 26 dhjetor 2015 kur TV transmetoi foto të tij duke shkelmuar asistentin e trajnerit Andy Hessenthaler në fushë pas fërshëllimës së gjyqtarit.
Orient më pas pretendoi se incidenti ishte ‘një lojë mes miqsh e cila vazhdon prej javësh.’
Deklarata e FA:
“Francesco Becchetti do të përjashtohet 6 ndeshjet e ardhshme pasi provua sjella e dhunshme e tij ndaj asistentit të trajnerit. Presidenti i Leyton Orient pranoi se sjellja e tij ishte e pahijshme, por gjithsesi ai mohoi se e kjo sjellje kishte nuanca dhune.
Përveç përjashtimit për 6 ndeshje e ardhshme në shtëpo, Beccheti u gjobit me 40,000 £.”
Klubi anglez u përgjigj pas vendimit të gjykatës me deklaratë:
“Në përgjigje të akuzave të ngritura nga FA, presidenti i Leyton Orient z.Becchetti dëshmoi me kërkesë të tij.
Z.Becchetti është shumë i zhgënjyer me vendimin e Komisionit Rregullator të FA, i cili sipas tij nuk reflekton ngjarjet e ndodhura në 26 dhjetor 2015. Z.Becchetti do të konsiderojë apelimin e çështjes.”/ Telesport
Nuk mund ta imagjinoj, nuk mund ta kuptoj ç’po ndodhe ne boten demokratike! Vertet ne demokraci dhe shtet ligjor jemi apo ne anarki dhe ne nje diktature te rrezikshme demokratike qe vetem emri i ka ngele demokraci! Bexheti kerkohet nga interpoli, ndersa Bexheti ndodhet ne fushat e futbollit dhe interpoli nuk e shikon! ! ! ! Ku jetojme? Patjeter qe njerezit do ti kthehn te shkuares se paska qene shume me e ndritur se e sotmja maskareshe.