Quajti Mançinin pederast, Sarri dënohet vetëm me dy ndeshje

21 Janar 2016, 16:12Sport TEMA

Çështja “Sarri-Mancini” merr një drejtim zyrtar nga autoritetet ligjzbatuese të organeve drejtuese sportive italiane. Pas polemikave në distancë mes dy kampeve, fjalën e mori Gjykatësi Sportiv, Giampaolo Tosel, që e dënoi trajnerin e Napolit me 2 javë skualifikim për shkak të frazave të tij ofenduese ndaj kolegut në fundin e ndeshjes çerekfinale të Kupës së Italisë mes Napolit dhe Interit. Dy ndeshjet pezullim, Sarri do t’i konsumojë në takimet e Kupës, ndërsa ndaj tij është vendosur edhe një gjobë që kap vlerën e 20 mijë eurove.

Në krahun tjetër, Mancini u gjobit me 5 mijë Euro. Sipas vendimit të zbardhur, dy ndeshjet pezullim për trajnerin motivohen në bazë të provave të marra në minutën e 47 të pjesës së dytë kur trajneri i Napolit iu drejtua kolegut me epitete fyese. Ndërkohë, gjoba ndaj trajnerit zikaltër justifikohet me sjelljen fyese të tij ndaj Sarrit. Gjithçka bazohet në raportin e prezantuar nga gjyqtari i katërt i ndeshjes, Di Bello. Në këtë vendim, bie në sy fakti se gjykatësi sportiv nuk beson në akuzat se epitetet e përdorura nga Sarri kanë pasur qëllim diskriminimin seksual të kolegut dhe në këtë aspekt, fyerjet nuk kanë karakter homofob.

2 komente në “Quajti Mançinin pederast, Sarri dënohet vetëm me dy ndeshje”

  1. shen thomai says:

    HA M…ender o manço se vete e kerkove !-U mor vesh qe je frocio ,plus paguaj edhe 5 mije euro se s’dite te kyçesh gojen.Ky (mancini) mendoi(shpresoi) se duke lene Napolin pa trainer do ta kishte me te lehte te hiqte nje rival te forte e te siguronte lehte te pakten vendin e trete.Roma Fiorentina por edhe Milan po i dalin ne enderr qe tani dhe as vendin e trete per ne CHL nuk ka per ta arritur.Ne kupe jo e jo me Juventus ne gjysemfinale .

  2. vang says:

    Perktheje mire more gazetar injorant.Po te ishte pederast do te perfundone ne burg.Pederastet kryejne mardhenie seksuale me femije, more i pa shkolle, dhe vendin e kane ne burg si kriminel .Gjysma e pare e fjales pede- (pedei) d.m.th. femije dhe pjesa e dyte (erasti),i dashur i femijeve.Vere nje here e mire ne koke dhe mos akuzo tjetrin kot per pederasti .Thuaja emrin ashtu sic e ka:gaj,homoseksual.Po te qellonte personi per te cilin flet, ta lexonte pecaktimin tend,do ti thoshe gazetarise “mirupafshim””

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje