Mascherano arrin marrëveshjen, shmang burgimin

21 Janar 2016, 15:57Sport TEMA

“Dua t’ju njoftoj se ditën e sotme kam arritur një marrëveshje me shtetin spanjoll në lidhje me akuzat që më janë bërë për evazion fiskal. Kam fituar shumë eksperiencë nga kjo situatë dhe nuk e përjashtoj mundësinë që të marrë masa kundrejt atyre njerëzve që më kanë këshilluar në mënyrë të gabuar”.

Kjo ka qenë deklarata e Javier Mascherano, lojtari i Barcelona-s, i cili është paraqitur në gjykatë sot për të shmangur burgimin dhe për të arritur një marrëveshje me autoritet spanjolle në lidhje me akuzat për evazion fiskal. Argjentinasi është dënuar fillimisht me një vit burg pasi ka pranuar akuzat. Ish-lojtari i Liverpool dhe West Ham do të jetë i detyruar të paguajë edhe një gjobë prej 815.000 eurosh.

Futbollisti i kombëtares së Argjentinës ka pranuar se nuk ka deklaruar një vlerë prej 1,5 milionë eurosh të fituar gjatë 2011-ës dhe 2-12-ës. 31-vjeçari ka arritur, ashtu siç pritej, të shmangë ndëshkimin me burg dhe mund të paguajë një gjobë të mëtejshme.

Në nëntor babai i yllit të Barcelona-s, Neymar, ka pranuar se djali i tij ndihej shumë “i pasigurt dhe i shqetësuar” në Spanjë pasi është nën hetim nga shteti spanjoll për evazion fiskal./ Telesport

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje