Katër futbolliste të Kombëtares për femra kanë refuzuar thirrjen e trajnerit Altin Rraklli!
Ato nuk kanë udhëtuar me skuadrën kuqezi të femrave, ku kanë qenë pjesë e hershme, pasi prindërit s’i kanë lënë.
Motivi? Skandali që u krijua për ngacmimet seksuale, raporton Sport Ekspres.
Kombëtarja e femrave është grumbulluar ditën e djeshme në Pogradec, por trajneri Altin Rraklli s’do të ketë katër futbolliste të cilat kanë refuzuar thirrjen me ekipin kuqezi.
Më saktësisht bëhet fjalë për Ambra Gjegjin, Luçie Gjinin, Esmeralda Frangajn dhe Megi Doçin.
Sipas informacioneve të gazetës Sport Ekspres, që ka kontaktuar edhe më njerën nga këto vajza, motivi është personal dhe, më së shumti, ajo që është lënë të kuptohet është se pikërisht familjarët e këtyre vajzave nuk kanë dashur që të shkojnë në grumbullim me kombëtaren.
Një nga motivet kryesore ka të bëjë me skandalet që kanë ndodhur pak kohë më parë me ngacmimet seksuale dhe sms e nxehta të trajnerit Altin Rraklli me disa nga vajzat, por edhe për ambjentin e krijuar në kombëtaren e femrave.
Të gjitha futbollistet në fjalë luajnë me ekipin e Vllaznisë, që është edhe skuadra kampione e Shqipërisë.
Madje, habia ka të bëjë me faktin se të gjitha vajzat që kanë refuzuar kanë qenë pjesë e vazhdueshme e kombëtares së femrave, por jehona e gjërë e ngjarjeve lidhur me figurën e trajnerit ka sjellë edhe këtë situatë.
Shum mire kane bere dehen mare masa te repta per shdukjen e pedofilave
po kur kane te tilla fakte pse nuk e heqin perversin e kavajes dhe ta cojn ne elbasan per denim
federate bythqiresh dhe perversesh njesoj si Parlamenti Shqiptar
? ? ? ?
PSE NUK E ARRESTOJNE ATE PLEHREN NGA KAVAJA? FEDERATE E KORRUPTUAR DHE MAFIOZE ME QELEBESIRA BRENDA !!!
ti lexoje mesazhet bythqimit te kavajes as shqip nuk dinte te shkruante me nder bythes e shkruante byc ec e kuptoje shqien e rrakllit mjer ne kush na perfason gjithmone kavaj ka qen 1 per dylbera haxhiqamilsa xhihadista etj
Ky kavajs sumatricja duhet te largohet menjehere nga drejtimi I kombetares…