Pas golit të Lallana-s në minutën e 95-të, që i dhuroi fitoren e Liverpool-it kundër Norwich City, trajneri Jurgen Klopp ‘shpërthen’ nga gëzimi dhe i bashkohet ekipit duke festuar si i çmendur. Një moment euforie që nuk shkon pa dëme, trajneri i “Reds-ave” ishte në rregull, por syzet e tij të thyera jo. Pas pyetjes që i bëjnë nëse syzet e thyera do të shkonin në muzeun e stadiumit ai shprehet: “Nuk jam i sigurt, deri tani nuk mi kanë kërkuar”.
Nuk do të ishte hera e parë që diçka e tillë do të ndodhte, sepse kur ai ishte në stolin e Borussia Dortmund, gjatë fitores kundër Bayern-it ndodhi afërsisht i njëjti incident. Ai iu bashkua lojtarëve për të festuar, dhe syzet e tij u kthyen sërish në ‘viktimë’. Ato tani ndodhen në muzeun e “Westfalenstadion”. Edhe fitorja kundër Norwich ishte historike për Klopp, “Unë kam kaluar shumë momente të ngjashme, por ashtu siç përfundoi ndeshja kundër Norwich, padyshim që ishte momenti më i bukur.”
Ishte me termend e bukur ajo fitore , por edhe me i bukur ishte gezimi qe shorehu Klopp , duke rendur drejt lojtareve dhe nderkaq ua bente me dore me shenje qe donte te thoshte :..hajde tek mua….: ndersa ai po vente drejt tyre …
Ishte me te vertet gje e bukur