Mourinho, letër M. United: Kam ndryshuar, më merrni mua!

24 Janar 2016, 11:42Sport TEMA

Jose Mourinho kërkon të marrë drejtimin e Manchester United. Trajneri portugez, i shkarkuar vetëm pak kohë më parë nga Chelsea, sipas mediave angleze u ka dërguar një letër prej gjashtë faqesh drejtuesve të klubit anglez, ku jep arsyet e dështimit të deritanishëm të holandezit Luis Van Gaal, për të cili ruan gjithsesi respekt maksimal.

Luzitani ka dhënë propozimet e tij përsa i përket merkatos, madje duke shpjeguar detajet sesi një klub i madh si Manchester United do të mund të fitojë nën drejtimin e tij. Një pjesë e madhe e skuadrës dhe e tifozëve të “Djajve të Kuq”, e përkrahin mbërritjen e mundshme të tij në “Old Traford” dhe nëse kjo letër i bind drejtuesit e United, shumë shpejt Mourinho mund të zëvendësojë Van Gaalin, madje pa u mbyllur sezoni aktual.

52-vjecari, i larguar nga “Blutë e Londrës” në mes të dhjetorit, është përfolur në disa raste për të marrë drejtimin e United. Hera e fundit ndodhi në 2013, pas tërheqjes së Sir Alex Ferguson, i cili e kishte identifikuar si pasuesin e tij.

Ngjarjet ndodhën ndryshe, për faktin se në Manchester, nuk e vlerësojnë shumë stilin e lojës së Mourinhos, marrëdhëniet që ai ndërton me mediat dhe qëndrimin e tij ndaj talenteve të reja. I vetëdijshëm për dyshimet që kanë për të, Mourinho ka premtuar se do të ndryshojë qëndrim, për t’iu përshtatur mentalitetit të “Djajve të Kuq”./Ss

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje