'Babai i Mitrovic na kërcënoi me bombë nëse nuk e shisnim'

27 Janar 2016, 16:21Sport TEMA

I ati i Aleksandar Mitrovic kërcënoi me bombardimin e Partizan nëse ata pengonin transferimin e të birit drejt Anderlech, sipas ish kapitenit të ekipit Albert Nadj. Sulmuesi i Newcastle United kaloi 6 vite tek akademia e të rinjve e Partizanit të Beogradit përpara se të transferohej Teleoptik, ku kaloi sezonin e parë profesional të tij 2011-12.

Më pas u kthye tek Partizan për një vit, dhe pasi shënoi 15 gola në 36 ndeshje tërhoqi interesin e një sërë klubesh europiane, përfshirë Anderlecht. Sipas Nadj, i cili punonte për klubin si co-koordinator në transfertave të lojtarëve deri vonë, i ati i sulmuesit shkoi përtej çdo limiti kur kërkonte transferimin e menjëhershëm të të birit në Belgjikë.

“I njëjti brez si Lazar Markovic, Nikola Ninkovic and Luka Stojanovic, Mitrovic nuk kishte të ardhme skund tek ekipi i të rinjve të Partizan. Klubi kishte ndërmend ta hiqte qafe, prandaj shkoi te Teleoptik, dhe sapo klubet e mëdha po ndiqnin ecurinë e tij ai u transferua tek Anderlecht për 5 milionë €. Unë isha kundër këtij transferimi; besoja se duhet të qëndronte më shumë tek Partizan në mënyrë që të përmirësohej edhe më, gjë që do të bënte dhe Partizan të fitonte më shumë para nga transferimi i tij, raporton Telesport.

Teksa po diskutohej mbi transferimin e tij apo jo, i ati i tij erdhi dhe tha që do të bombardojë klubin nëse refuzonim shitjen e Aleksandar! E dëbova nga zyra ime, por edhe disa politikanë na kontaktuan pas këtij incidenti, duke na shtyrë të shisnim Aleksandar.” Mitrovic kaloi 2 vite tek Anderlecht përpara se ti bashkohej Newcastle verën e shkuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje