Seria A dha një tjetër skandal, sepse foli me fjalë të pista. “Ti, cigan i ndyrë!”, – thotë De Rossi për Mario Mandzukic. Luftimet verbale janë aq të vjetra, sa vetë sporti. Luftimi më i famshëm u zhvillua në mes Materazzi dhe Zidane. Por, ka pasur edhe provokime me nivel. Këtu është një përzgjedhje. “Unë do t’ia bëj asaj motrës tende kurvë!” Ka thënë Marco Materazzi për Zinedine Zidane, pasi trajneri aktual i Real Madridit i kishte ofruar më parë të ndërronte bluzën me të. Si rrjedhojë erdhi ajo goditje legjendare me kokë e Zidanit, e cila vendosi në njëfarë mënyre edhe fatin e finales së Kupës së Botës 2006.
“Zezak muti, zhduku! Çfarë bën ti në Gjermani?” Një sulm racist i Paul Steiner, në vitin 1989, i Këlnit, për senegalezin Souleyman gjatë lojës. “Ke për të qenë shumë shpejt pa punë, atëherë ti mund të punonosh në plantacion tim!” Kjo quhet fjalë me vend. Anthony Baffoe i Fortuna Dusseldorf në vitin 1989, kur e quajti atë një kundërshtar i bardhë, Bimbo.
“Unë mendoj se femrat nuk kanë vend në lojën e burrave.” Ky armik i femrave ka qenë te Düsseldorf. Kerem Demirbay ofendon kështu, në dhjetor të vitit 2015, arbitren profesionale gjermane, Bibiana Steinhaus. Tani i duhet të arbitrojë një ndeshje femrash. “Kur të shihemi më vonë, do të vras!” Sulmuesi Adis Jahovic, atëherë me FC Wil, është thënë se ka kërcënuar në vitin 2012 me këto fjalë gjyqtarin Patrik në pushimet dimërore. Sulmuesi u dënua me pezullim, edhe pse ai e mohoi gjithçka.
“Frochio!” Thotë trajneri i Napolit, Maurizio Sarri, për kolegun e vet të Interit, Mancini. Ky i fundit kundërshtoi menjëherë para shtypit: “Sarri është një racist dhe njerëz të tillë nuk kanë vend në futboll.” “Luaj vetë ti bir bushtre!” Sulmuesi i Realit të Madridit, Fernando Morientes, në shkurt të vitit 2003, duke shfryrë kështu ndaj trajnerit të tij, Vicente del Bosque, sepse ky e zëvendësoi pak para përfundimit të ndeshjes./ Telesport