Neymar premton besnikëri: Jam i lumtur te Barcelona

29 Janar 2016, 18:11Sport TEMA

Neymar i premton besnikëri Barcelonës.

Braziliani shprehet se është i lumtur që ndodhet tek katalanasit. Për 23-vjecarin është e vështirë të largohet nga blaugranat, pasi aty ai ka gjetur gjithcka,ndodhet në një klub të madh, me lojtarë të jashtëzakonshëm dhe në një qytet të bukur.

“Jam shumë i lumtur që jam pjesë e Barelonës. Jemi duke kaluar një moment të mirë dhe shpresojmë që të vazhdojë kështu deri në fund. Do të qëndroj ketu edhe për një kohë të gjatë”.

Kështu nëpërmjet kësaj deklarate, Neymar hedh poshtë zërat për një transferim të mundshëm të tij tek skuadra e Realit të Madritit. Ditë më parë u përhap lajmi se Presidenti i Los Blancos, Florentino Perez ishte i gatshëm t’i ofronte lojtarit një shumë stratosferike që kapte shifrat e 35 milionë Eurove në sezon, ndërsa në arkat e klubit katalanas 200 milionë, aq sa është dhe shifra e klauzolës që ka lojtari. Më tej Neymar foli dhe për objektivat që ka skuadra e tij dhe për akuzat si një lojtar që provokon në fushën e lojës.

“Sigurisht që triumfi i trefishte mbetet sërish objektivi jonë. Fitimi i La Ligës varet vetëm nga ne, gabimet nuk tolerohen. Përsa i përket sjelljes time gjatë lojës, nuk kam cfarë të them. Kush nuk i pëlqen driblimet nuk pëlqen futbollin. Jam duke kaluar një moment shumë të mirë, tek Barcelona ndihem si në shtëpinë time”.

Në fund Neymar foli dhe për shokët e tij të sulmit Messin dhe Suarez. Braziliani thuri lëvdata për ta duke i cilësuar si lojtarë dhe shok të jashtzakonshëm.

“Me Messin dhe Suarez jam shumë i lidhur, kam një marrëdhënie shumë të afërt me ta dhe jashtë fushës së lojës. Nga Messi mund të presësh gjithcka është një lojtarë fantastik. Ndihem mirë kur ndjej mbështetjën e tifozëve. E kam ëndërruar gjithmonë të jem pjesë e këtij klubi, është një ëndërr e bërë realitet”.

1 komente në “Neymar premton besnikëri: Jam i lumtur te Barcelona”

  1. Por ketu eshte nje PAKT BURRASH edhe pse jane sanguine nga AMERIKA e JUGUT ,kunder RESTOS se BOTES .
    Eshte mbledhur AJKA e BRAZILIT ,ARGJENTINES dhe URUGUAJIT te cilet te TRE kane mare 9 Kupa Bote kundrejt 11 te Europes .
    Nuk ka ku te gjeje NEYMARI , lojtar sikur MESSI i cili edhe keshtu deri me sot eshte ME I MADHI i Te GJITHA KOHERAVE , i cili qysh kete vit ne 2016 sic dhe e kam cekur qe ne tetor 2015 po punon qe Topin e Arte te 2016 NEYMARI ta beje te tijen ,qofte duke mare vetem LA-LIGEN ,COPA DEL REY dhe Super kupen e Spanjes dhe pa e fituar hic Champion Leaguen ,pavarsisht golave qe do te shenoje Ronaldo .
    Kush e ndjek futbollin jo me Inat dhe Tifozllek do te shikoje se si kjo TRESHE “HARBUTE ” e BARCES ka nje shperndarje fenomenale te hartes se golave duke shenuar ne menyre RREPTESISHT KONSTANTE ne cdo ndeshje dhe ne cdo fitore apo barazim .
    Kur kthehem nga puna une shplodhem krejtesisht kur shikoj kete ekip te luaje futbollin qe per hir te se vertetes ENRIQUE ,””NENESHARTESES ” se Guardioles ,TIKI-TAKA ,i ka vendosur “‘MBISHATRESEN ” e tij te Kunder-Napadit ,duke gjetur nje mesatare te ponderuar apo nje Barriqender ,qe nuk u kalon ekipeve te tjera Tangent por si nje Diameter .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje