“I burgosur në shtëpi”. Ergys Kaçe po përjeton momente delikate në radhët e PAOK-ut të Selanikut ku nga një titullar fiks po e shikon veten në stol, ose më keq, në tribunë. Mesfushori shqiptar i lindur në Korçë po vuan pasojat e mosmarrëveshjeve të vazhdueshme me klubin grek.
Trajneri Igor Tudor po i rezervon mesfushorit një trajtim të veçantë, ndoshta i ndikuar edhe nga urdhrat e presidencës pasi 22-vjeçari nuk ka pranuar të rinovojë kontratën që i skadon në vitin 2017. Sirenat e merkatos nga Italia me Interin dhe Lazion të interesuara për të mbetën vetëm të tilla. Merkatoja është mbyllur zyrtarisht dhe Kaçe është i detyruar të qëndrojë në grupin e skuadrës bardhezi.
Gjatë sezonit të shkuar ai ishte titullar i padiskutueshëm në radhët e skuadrës së PAOK-ut, madje konsiderohej si një nga lojtarët më të vlerësuar prej tifozëve të skuadrës nga Selaniku. 30 ndeshje dhe 4 gola regjistroi talenti shqiptar në sezonin e shkuar, duke siguruar edhe kualifikimin e PAOK-ut në Kupat e Europës, por dëshira e tij për të ndjekur një aventurë të re larg Greqisë, nuk u ka pëlqyer drejtuesve të klubit që kanë vendosur të veprojnë me dorë të hekurt.
11 është numri i ndeshjeve ku Kaçe është aktivizuar gjatë këtij sezoni, shumë pak nëse llogaritet edhe fakti që PAOK është impenjuar në tre kompetivcione. Mesfushori i Kombëtares Shqiptare ka hyrë në fushë si zëvendësues tre herë, ndërsa nuk ka shënuar asnjë gol. 808 minuta në këmbët e lojtarit shqiptar janë shumë pak por flasin shumë për situatën delikate që ai po kalon.
Ndeshjen e fundit, Kaçe e ka luajtur në 17 Janar kundër Verias dhe që prej asaj dite, nuk e ka parë më fushën e blertë. Vetë lojtari nuk ka pranuar të prononcohet për situatën e vështirë që po kalon edhe pse pjesa e dytë e sezonit do të jetë vendimtare për formën e tij pasi 22-vjeçari dëshiron të jetë me çdo kusht pjesë e Kombëtares Shqiptare në Euro 2016 ku do të ketë mundësinë të tregojë aftësitë e tij për të bindur përfundimisht të mëdhenjtë e Europës. Skuadra kuqezi është një mundësi ideale për djaloshin nga Korça, i cili kërkon shpërthimin vendimtar për të hyrë në sallonin e futbollit elitar të Europës./ SS
Ik o kace ,shiko punen.lere paokun te zvarritet ne greqi.
DIGJONI ca po ndodh ktu se jame ne Greqi.Kace do mbi 300-400 ne vit qe te rinovoj dhe ka te drejte se lojtar me te keq se Kace marrin 1 dhe 2 million ne vit.Ata i japin 150 ne vit.Dhe tani nuk e fusin te luaj se nuk bie dakort.Nuk dijet ca to behet por po nuk luan e humbasim per EUROn.
Nuk je per keto pune zoti neki, ik merru me ca lope se atje ke talent.
Qeni leh atje qe ha se ndryshe nuk eshte qen I mire.
Kacja vertet ka lindur ne Korce por eshte rritur ne Greqi dhe Greqia e beri futbollist, mire apo keq aty u be.
DhePrandaj xuhet te kete kujdes me ato nacionalizma te tipit Islamik me shqiponjen Greke te Bizantit, se e paguan pastaj.
Akilis, s’keni lene asgje pa e bere greke more idjote. Tani edhe shqiponja na doli greke.
hajde debila hajde. Kaq shume ju kane erresuar syte per ato 300 evrot qe ju jep greku?
me shqiponjen e gopit te plakes tende o pith robt shqiponja me dy koka e kane pasur shume fise para evgjiterve te greqise erdhen refugjatat e anadollit ne 1922 nga azia e Vogel qe i shkerdheu turku me fis e fare dhe sot i bien gjoksit si grek te lashte. o evgjit greku e ka marre pavarsine 100 para shqiperise kush e pengoi kombin grekoevgjit te vinte shqiponjen e bizantit ne flamur. beni referndum edhe vendosni shqiponjen e bizantin dhe bizanti nuk ka qene grek po ka qen perzierje kombesh ca ropqirash keta grkerit cdo gje duan te bejne greke. bizanti nuk e themeluan greket por dihet ishte perandoria romake e lindjes cpune kane grekerit evgjit kur dihet ata i binin bythes ne burdollet e stambollit
perse greket ngajne me sirianet libanezet kurdet turqit ??? perse muzika ne buzuqe ngjan me muzike nga lindja e mesme si muzike libaneze orintale sepse andej e keni prejardhjen