Një spiun në radhët e Bayernit të Mynihut?
Arjen Robben e pranon një gjë të tillë, duke kritikuar ashpër sjellje të tilla. Pak ditë më parë, një lojtar i skuadrës kampione dha një intervistë për të përditshmen “Kicker” ku zbuloi disa detaje që ndoshta është më mirë të mos dalin nga dhomat e zhveshjes. Sipas njeriut ende pa emër, situata në grupin bavarez nuk është nga më të mirat. Dekratatë që ka ngjallur reagimin e Arjen Robben i cili flet me gjuhë të ashpër.
“Një njeri i tillë nuk mund të shihet në pasqyrë”, deklaron holandezi, i cili shton:
“Kam luajtur edhe me Realin e Chelsean dhe këto gjëra ndodhin kudo, por kjo nuk do të thotë se ai që sillet në këtë mënyrë, bën mirë. Kjo sjellje është shumë e sikletshme sepse nuk është profesioniste”.
Sulmuesi holandez deklaron gjithashtu se kjo nuk është hera e parë që te Bayerni ndodhin të tilla gjëra.
“Janë situata që për fat të keq po përsëriten dhe nuk kemi një përgjigje. Kushdo që ka qenë duhet t’i vijë turp nga vetja”, përfundon Robben duke vendosur pikat mbi “i”.
Në krahun tjetër, Thomas Muller përpiqet të çtensionojë situatën, duke theksuar se përpara se të flitet për një spiun, duke zbuluar emri.
Në kulmin e polemikave, është emri i Vidal që përmendet pasi sjellja e kilianit është kritikuar disa herë nga shoqëria dhe shokët e skuadrës.
Sipas mediave gjermane, mesfushori preferon të frekuentojë jetën e natës.
Ai është një prej lojtarëve më të paguar me rreth 8 milionë euro në vit dhe kjo është një tjetër arsye se përse shokët e skuadrës nuk e shikojnë me sy të mirë.
Gjithsesi, për momentin spiuni në kampin bavarez nuk ka një emër dhe një fytyrë. Nëse Vidal do të jetë ai person, atëherë duhet të bëjë llogaritë fillimisht me Robben dhe më pas me të gjithë lojtarët e tjerë të skuadrës.