Real Madrid e mbajti fjalën, siç kishte deklaruar vetë presidenti Florentino Perez apo Zinedine Zidane, ekipi nuk bëri asnjë blerje gjatë merkatos së janarit.
Tashmë kemi hyrë në muajin shkurt dhe Real nuk transferoi asnjë lojtar të ri në “Santiago Bernabeu”.
E vetmja lëvizje ishte largimi në formë huazimi i Denis Cheryshev, i cili shkon në Valencia për pjesën e mbetur të sezonit.
Zidane tashme i ngelet të punojë me skuadrën që ka në dispozicion deri në fund të sezonit.
Francezi shpreson të rikuperojë Sergio Ramos, dhe të ndihmojë James Rodriguez të gjejë formën më të mirë.
Edhe kur ekipit përkohësisht iu ndalua të kryente blerje, kampi madrilen nuk u merakos dhe u shperhën të fokusuar për të bërë blerje vetëm gjatë verës së ardhshme.
Klubi ka besim të plotë se do të ketë prurje të reja në fund të sezonit, madje do ta dyfishojë ose trefishojë aktivitetin e tij në verë për sa i përket transferimeve.
Fishekzjarre priten gjithmonë në kryeqytet gjatë çdo vere, teksa ata janë të njohur për transferimet e tyre të bujshme, por ky vit mund të jetë ai më spektakolari, shkruan Telesport.
Jo vetëm në krahun e bardhë të qytetit, sepse edhe Atletico është në të njëjtën situatë si Real dhe do të mundohet ta shfrytëzojë sa më shumë merkaton e verës.
Si gjithmone bombastik ky wagabondi Perez .
Kerkon qe ta mbaje zjarrin te ndezur ,por deri me tash po shohim vetem tym dhe asgje me shume .
Kush e di se cfare i rezervon ketij e ardhmja ,derisa nuk ja doli qe ta angazhoje per here te dyte Nusen “Kapricoze ” ,MURINJO .