Fabio Kapelo: Braziliani Ronaldo, futbollisti më i mirë që kam stërvitur

4 Shkurt 2016, 15:49Sport TEMA

Fabio Kapelo pas shkarkimit nga posti i trajnerit të Rusisë, por shijon nje periudhë pushimesh në shtëpinë e tij në Lugano.

Gjithsesi për shkak të impkatit që ka patur në futbollin europian gjatë karrierës së tij si trajner, mendimi i tij për cështje të caktuara gjithmonë konsiderohet i vlefshëm.

Në një intervistë të gjatë për mediat spanjolle, i pyetur për aftësitë që ka Zinedine Zidanë për të drejtuar Realin, 69-vjecari u shpeh se Zizu ka karizmën e duhur për të punuar me yjet e futbollit.

“Une tani jam në pension dhe Forentino Perezit nuk i pëlqen të komunikojnë me trajnerët që kanë punuar me të tjerë presidentë të Realit.

Nuk ma ka kërkuar mendim për emrërimin e Zidanë. Ai dëshiron të jetë ai që vendos për gjithcka dhe nuk i kthehet së shkruarës.

Zidanë është me pak eksperiencë, por ka karizmën e duhur, që është shumë e rëndësishme për trajner. I duhet dhënë më shumë kohë sepse duke punuar me futbollistët do të zhvillohet ditë pas dite”, shprehet Kapelo.

Por cila ishte arsyeja, sipas Kapelos, që Benitez dështoi në krye të “Los Blancos”:

“Nuk e di përsa nuk shkoi mirë eksperienca e Benitezit te Reali.

Duhet të ketë një lidhje të ngushtë mes futbollistëve dhe trajnerit për të patur sukses.

Benitez është një trajner me shumë eksperiencë. Ndoshta zëvendësimi i Ancelotit me Benitez ishte traumatik për futbollistët”.

Dan Fabio”, i cili ka fituar titullin kampion në La Liga me Realin në sezonin 2006-2007 u shpreh se braziliani Ronaldo ka qenë lojtari më i mirë që ka stërvitur gjatë karrierës së tij si trajner, edhe pse në atë periudhë braziliani peshonte 96 kg.

3 komente në “Fabio Kapelo: Braziliani Ronaldo, futbollisti më i mirë që kam stërvitur”

  1. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete says:

    Don Fabio do te mbahet mend per ate se :
    Ishte shume Autoritar dhe asnje QEN e BIR QENI nuk ja “HENGRI ” Shkopin , jo se keta bythecet e sotem qe hidhen dhe sperdridhen si kurvat .
    Por koha e Capellos ka perfunduar .
    Persa i perket Ronaldo Fenomenit Ai,Capello e ka fjalen per kohen e tij .
    Por se kush eshte me i miri i te gjitha koherave ,ketu ka vend per diskutim .
    Specialistat ,te cilet sic dhe e kam kumtuar 3-4 vite me pare ne kete blog ,kane nje LISTE me 100 Pika dhe ne baze te tyre ata bejne krahasime ,analiza ,statistika ,duke patur parasysh ne radhe te pare :
    Shkallen e Veshtiresise qe ke ndjekur X,Y apo Zeta futbollist ne kohen qe ai ka performuar dhe RENDESINE e KOMPETICIONEVE qe ky futbollist ka fituar si EKIP dhe si Cmime Individuale .
    Moshen e lojtarit ,Qendrueshmerine e tij ,kohezgjatjen e formes se tij te larte Sportive ,Minutazhin qe ai ka bere ne keto ndeshje e shume dhe shume te tjera .

  2. Tironci Lugano says:

    Shtepia e Fabios nuk ndodhet ne Lugano(edhe pse i njejti liqen) por ne Campione d Italia qe eshte territor Italian.

  3. Epic says:

    O SHOKU GAZETAR!

    Hapi njehere syte perpara se te botosh nje lajme more se e ke mbytur me gabime. A keni nei cik merak per punen apo jo?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje