FIFA ka kërcënuar Spanjën se do të përjashtohet nga Euro 2016, në rast se nuk i tejkalon problemet me të cilat është duke u ballafaquar në Federatën e Futbollit.
Në fakt, presidenti i Këshillit Kombëtar të Sportit, Miguel Cardinal ka pranuar rrezikun.
“Para disa muajsh kemi marrë një shkresë nga FIFA, në të cilën shkruante se Spanja mund të përjashtohet nga Euro 2016 nëse nuk i rregullojmë problemet e brendshme në Federatën e Futbollit”, deklaroi Cardinal për radiostacionin “Cadena Cope”, përcjell “Lajmi.net”.
Problemet kanë të bëjnë me ndërhyrjen e politikës në punimet e Federatës së Futbollit të Spanjës, dhe dyshimet se presidenti Jose Maria Villar favorizon disa klube të caktuara.
– See more at: http://lajmi.net/fifa-perjashton-nje-super-ekip-nga-euro-2016/#sthash.MjLPzKcj.dpuf
Po pse jeni kaq idiote… Fifa me Euro 2016??? Ca thoni mor po shikoni ca shkruani! Euro2016 organizohet nga UEFA qe nuk ka lidhje me FIFA-n!