Masimiliano Alegri, trajneri i ardhshëm i Çelsit?

4 Shkurt 2016, 15:59Sport TEMA

Mediat britanike, por edhe ato italianë, thonë se Çelsi ka gjetur trajnerin e ri.

Sipas tyre, ai është trajneri aktual i Juventusit, Masimiliano Alegri.

Ky i fundit duket se ka gjetur një marrëveshje me bosin e “Bluve” të Londrës, Roman Abramoviç.

Mediat bëjnë me dije edhe shifrat e marrëveshjes.

Sipas tyre, Alegri do të nënshkruajë një kontratë 4-vjeçare dhe do të përfitojë 74. million euro në sezon.

Gjithashtu, ai do të ketë mundësinë të marrë me vete edhe stafin e tij.

Ndërkohë, Çelsi do të duhet të dëmshpërblejë edhe Juventusin, duke qenë se Alegri ka një kontratë edhe për dy vite me bardhezinjtë.

Për momentin nuk ka asnjë konfirmim nga palët, por mediat britanike e bëjnë fakt të kryer kalimin e Alegrit në Londër.

2 komente në “Masimiliano Alegri, trajneri i ardhshëm i Çelsit?”

  1. Epic says:

    74 Milion Euro ne sezon?

  2. Epic says:

    74 milion Euro????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje