Arturo Vidal dhe Bayern Munchen, një histori që duket e destinuar të përfundojë vetëm pas një viti. Mediat në Kili janë të sigurta se marrëdhënia e mesfushorit me lojtarët e tjerë është krisur dhe akuzat për problemet disiplinore të lojtarit, mund ti shtyjnë bavarezët ta shesin në verë.
Në vendimin e kampionëve të Gjermanisë ka ndikuar padyshim atmosfera jo e mirë e krijuar rreth Vidal. I akuzar në mënyrë anonime nga shokët e ekipit, për faktin se lojtari shërben si spiun i trajnerit Pep Guardiola.
Spekulimet mediatike për mbrëmje të kaluara jashtë dhe përdorim të alkoolit në grumbullimin e skuadrës në Katar, por edhe disa kile mbi peshë. Pa harruar që mesfushori nuk është ndëshkuar nga klubi për sjelljet e tij, fakt që shkaktoi pakënaqësi te pjesa tjetër e ekipit.
Në situatën e krijuar dhe me Guardiolën që largohet në fund të sezonit, drejtuesit e Bayernit duket se kanë vendosur përfundimisht ta largojë mesfushorin nga Kili.
Për lojtarin interesohet Atletico e Madridit. Tekniku Diego Simeone do të miratonte përforcimin me një element ideal, për një skuadër luftëtarësh siç janë “colchoneros”. Por, problemi kryesor mbetet çmimi i lojtarit, për të cilin Bayerni shpenzoi 42 milionë euro për ta blerë nga Juventusi.
Gjithsesi, për të mësuar se çfarë do të ndodhë realisht duhet pritur fundi i sezonit. Së pari sepse në rast të emërimit të Ancelotti-t, Vidal mund të qëndrojë te Bayerni, pasi trajneri nuk e ka fshehur vlerësimin për 28-vjeçarin./ SS