Mourinho thyen heshtjen: Do të kthehem së shpejti

7 Shkurt 2016, 12:05Sport TEMA

Jose Mourinho tha që do të kthehet në futboll së shpejti gjatë intervistës së tij të pare që kur u shkarkua nga Chelsea.

Mourinho ndoqi ndeshjen e Borussia Dortmund me Hertha Berlin të shtunën por ka bërë disa dalje publike që kur la ‘Stamford Bridge’ në dhjetor.

Gjatë intervistës për GQ, ish trajneri I ‘Blues’ thotë që “nuk do të jem plotësisht I lumtur deri sa të kthehem në habitatin tim.” I pyetur nëse po e shijonte periudhën e pushimit, Mou tha: “Jo, nuk po e shijoj. Dua të kem gjithçka në të njëjtën kohë.”

Jose Mourinho u shkarkua nga drejtimi i Chelsea në dhjetor pas një sërë rezultatesh të dobëta“Mund të kem familjen, miqtë, jetën e qetë edhe futbollin… Mund ti kem të gjitha bashkë dhe nuk kam nevojë të heq dorë nga asnjëra. Për të qënë i lumtur kam nevojë për gjithçka, kështu që po i kthehem futbollit, habitatit tim natyral. Nuk më kujtohet që kur kam filluar punën, si trajner në 2000. Ndala kur lashë Chelsea në 2007, për disa muaj, dhe tani është hera e dytë që ndaloj në 15 apo 16 vite, kështu që nuk është ndonjë dramë e madhe. Por sigurisht që do të kthehem së shpejti.”

Mourinho është përfolur për të marrë drejtimin e Manchester United, por trajneri aktual i ‘Djajve të Kuq’ Louis van Gaal hodhi poshtë zërat duke i cilësuar si “gjepura.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje