VIDEO/ Mourinho teston veturën e re të Jaguarit në liqen të ngrirë

8 Shkurt 2016, 17:24Sport TEMA

Trajneri i njohur i futbollit Jose Mourinho ka testuar modelin e ri të Jaguarit, F-Pace, në një liqen të ngrirë në Suedi.

Ai ka vozitur një prototip të F-Pace S në një hapësirë të madhe në një liqe të ngrirë në temperatura -30 gradë celsius.

Sipas videos së publikuar, “Special One” duket i kënaqur me performanca e automobilit.

Aftësitë e Mourinhos si shofer u testuan nga garuesi profesional Tommi Karrinaho.

“Rrethi fluturues me Tommin më ngriti shumë adrenalinën. Është diçka që s’kam përjetuar kurrë më parë kur kam ecur në mesin e 80 mijë fansave të futbollit”, ka thënë Mourinho, raporton Koha.net.

Nën kofano, ky prototip ka motor 3.0-litërsh V6 me 380 kuajfuqi dhe marsh automatik me tetë shpejtësi. Përshpejtimin prej 0 në 100 kilometra në orë automobili e arrin për 5.1 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale është 250 km/orë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje