Çmendet klubi kinez, 100 milionë euro për Arda Turan!

9 Shkurt 2016, 16:17Sport TEMA

Mediat kineze kanë bërë të ditur se Beijing Guoan ka ofruar 100 milionë euro për mesfushorin turk, Arda Turan, ndërsa klubi aziatik pret një përgjigje nga Barcelona për hapjen e negociatave.

Kështu njofton katalanasja “Sport”, e cila paralajmëron se Turan mund të jetë një tjetër “viktimë” e futbollit kinez.

Agjencia “sports.sohu” thotë se Beijing Guoan është gati të paguajë një total prej 100 milionë eurosh për turkun ndërkombëtar.

Informacioni plotësohet duke siguruar se klubi kinez po flirton me Arda përmes bashkatdhetarit dhe mikut të tij, ndërkombëtare Burak Jilmaz.

Tregu kinez i futbollit është i hapur deri më 26 shkurt dhe asnjë ditë nuk ka mbetur pa u spekuluar mbi ardhjen e një ose më shumë yjeve të tjerë nga futbollin europian.

Lidhur me Arda Turan, agjensia e lajmeve në Kinë thotë se tashmë pritet një përgjigje nga klubi katalanas, për të parë nëse Barcelona do t’i pranojë negociatat për një dorëzim të mundshëm të lojtarit që e mori nga Atletico Madrid.

Lajmi ka shkaktuar një bujë të madhe edhe në Turqi, edhe pse disa media atje e kuptojnë se ky është një operacion i vështirë, pasi Arda ka shprehur lumturinë e tij për përshtatjen në klubin katalanas, ndaj do të përcjellë dëshirën për të përmbushur kontratën e nënshkruar këtë verë me blaugranët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje