Golat e Cristiano Ronaldos, pa vlerë për Realin

9 Shkurt 2016, 16:14Sport TEMA

Për hërë ta parë që kur mbërriti te Reali i Madridit, Cristiano Ronaldo nuk ka mundur të shënojë në më shumë së gjysmën e ndeshjevetë luajtura në kampionat, megjithatë në total ruan mesatare të frikshme më shumë se një gol për ndeshje. Përqëndrimi i finalizimeve në më pak takime, e ka shndërruar në një lojtar jo shumë vendimtar krahasuar me sezonet e kaluara.

Luzitani është aktivizuar në 29 takime gjatë 2015-2016-ës, por ka mundur të shënojë në vetëm 14 takime, 10 i përkasin La Ligas ndërsa 4 Champions Leagues. Kjo nuk i kishte ndodhur kurrë më parë. 2010-2011, rezulton të jetë sezoni i dytë më pak produktiv për Cristianon, pasi arriti të shënonte në vetëm 51.8% të ndeshjeve ku është aktivizuar. Në cdo sezon tjetër, ka mundur të realizojë në mbi 60% të ndeshjeve. Pavarësisht numrit të takimeve ku Ronaldo ka mundur ta dërgojë topin në rrjetë, Reali i Madridit ka grumbulluar të njëjtën kuotë pikësh, që do të thotë se golat e luzitanit nuk kampionat nuk janë shumë vendimtarë. Ronaldo ka mundur ta zhbllokojë rezultaton në tre raste, kundër Espaniolit në Cornella, në transfertë me Celta Vigon dhe kundër Real Sociedadit.

Nëse do të hiqeshin të gjitha golat e Ronaldos gjatë këtij sezoni të La Ligas, Reali do t’i kishte fituar sërish të gjitha ndeshjet, ndërsa pa golat e Ronaldos sezonin e kaluar Reali i Madridit do të kishte grumbulluar 10 pikë më pak.

1 komente në “Golat e Cristiano Ronaldos, pa vlerë për Realin”

  1. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete says:

    Kam bere nje koment tek Gazeta “Dita ” dje ne daten 8.1.2016 ne shkrimin me titull “”” Ronaldo tregon kur do te largohet nga Reali “”
    Nuk desha qe te zgjatesha me shume sido qe nuk i rezistoj dot “Sindromit ” Ronaldo.
    Ne se i hedh nje sy Wikipedias se Treshes se Realit , ata kane keto statistika
    -La- Liga : Ronaldo …….23 Nd -19 gola : Benzema ….18 Ndeshje -19 gola : Bale ……16 ndeshje – 13 gola ,Ne total =57 nd-51 gola
    Kurse per te gjitha kompeticionet Kjo treshe ka keto tregues qe nga fillimi i sezonit ne gusht 2015.
    – …………..: Ronaldo ……..29 ——-30 gola : Benzema …..22 nd………..- 23 gola : Bale ……18 ndeshje -13 gola , Ne total =69 nd-66 gola
    -La -Liga : Messi………….17. Nd- 12 gola : Suarez ……….21 nd ……….- 20 gola : Neymar 19 ndeshje -16 gola , Ne total =57 nd-48 gola
    Kurse per te gjitha kompeticionet Kjo Treshe ka keto tregues qe nga fillimi i sezonit ne gusht 2015 .
    …………………Messi …………28 Nd – 24 gola : Suarez ……….34 nd ………..-36 gola : Neymari .29 ndeshj – 21 gola .Ne total =91 nd-81 gola
    Ne se do ti referoheshim mesatares se ponderuar do te shihnim se Treshja e Realit e ka koeficientin e shenimit per 1 ndeshje = 95%
    ………………………………………………………………………………………………………………………Barces ka koeficientin e shenimit per 1 ndeshje =89%
    Ana me ironike eshte ajo se Treshja e Realit shenon shume gola vetem kunder ekipeve qe ndodhen nen poziten e 14 te La-Liges dhe nuk shenon dot kunder ekipeve qe renditen nga pozita e pare deri ne te gjashten .
    Kjo eshte nje semundje e vjeter e Realit qysh se ishte Murinjo .
    Perndryshe Reali dhe Ronaldo i kane lare duart me La-Ligen Copa Del Rey dhe Superkupen e Spanjes .
    Ana tjeter eshte se “HARTA ” e sheperndarjes se golave tek Reali eshte me shume oshilacione ,kurse tek BARCA kjo Kurbe eshte thuajse si nje drejtez drejtvizore .
    Pikerisht kjo eshte pika nevralgjike qe ben diferencen midis Realit dhe BARCES ,gje qe paqyrohet me numrin e Trofeve qe keto 2 ekipe kane fituar ne kohen kur Ronaldo erdhi tek Reali ne Korrik 2009 dhe deri me sot .
    Besoj se shpirt edhe ashtu i Kalbezyer i PEREZ Wagabondit do te gjeje tashme qetesi me ardhjen e Zidanes .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje