Miqësorja Austria-Shqipëri, publikohet çmimi i biletave

10 Shkurt 2016, 14:15Sport TEMA

Federata Austriake e Futbollit publikoi çmimet e biletave për ndeshjen e 26 Marsit, ku përfaqësuesja e vendit të dhjetë në botë do të luajë me Shqipërinë.

Mbështetësit e Kombëtares kuqezi do të akomodohen në Sektorin F të impiantit në Vjenë dhe në një pjesë të Sektorit A, tribunat mbrapa portës në zonën jug-lindore, ku zakonisht vendosen tifozët miq në ngjarjet sportive.

Çmimet e përcaktuara për tifozët shqiptarë variojnë nga 8 euro deri në biletat më të shtrenjta që kushtojnë 24 euro.

I gjithë sektori F, që karakterizohet nga ulëset me ngjyrë të verdhë, është lënë në dispozicion të mbështetësve të skuadrës së Gianni De Biasit. Bëhet fjalë për afro 3 mijë bileta.

Për fëmijët nën 14-vjeç çmimi është 8 euro, ndërsa biletat e tjera në tre unazat e stadiumit kushtojnë 19 dhe 24 euro. Të njëjtat çmime janë përcaktuar edhe për Sektorin A1, ku tifozët e Shqipërisë do të kenë në dispozicion unazën e dytë të tribunës, me kapacitet afro një mijë vende.

Miqësorja e 26 Marsit përballë Austrisë në Ernst Happel Stadion është testi i parë për përfaqësuesen e Shqipërisë në kuadër të fazës finale të Euro 2016.

Një përballje mjaft e rëndësishme, jo vetëm me një prej skuadrave më të forta në kontinent, por që mbi të gjitha shërben në planin teniko-taktik, për përballjen në Grupin A të Kampionatit Europian me Francën dhe Zvicrën. Miqësorja në Vjenë do të startojë në orën 17:30./SS

2 komente në “Miqësorja Austria-Shqipëri, publikohet çmimi i biletave”

  1. Fotaqi says:

    Me Serbine kur do ket ndonje ndeshje eliminatore ? Kam nje dron gati me flamurin e Shqiperise te madhe, 3 pikshin nga FIFA Albania e ka prap te garantuar. Me mire ndeshja te behet tek Elbasan Arena, per me shum fat… Ahahahah

  2. tani says:

    Cfare sensi humori re foto qi !!!!!! Na re

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje