Ferguson zbulon trajnerin e tij të preferuar në Premier League

10 Shkurt 2016, 16:21Sport TEMA

Sir Alex Ferguson i ka thënë një deputeti të Tottenham që Mauricio Pochettino është trajneri më i mirë i Premier League.

Pochettino është përfolur për të pasuar Louis van Gaal, duke marrë parasysh të përbashkëtat e mendësisë së trjanerit me filozofitë në ‘Old Trafford’.

Cilësitë e tij janë vënë re edhe nga ish trajneri legjendar i United, sipas anëtarit të parlamentit, David Lammy.

Deputeti i Partisë Laboriste duke folur për një tha për ‘The Spurs Show’ podcast: “Po ju them një secret.

Para 6 javësh u ula pranë Alex Ferguson në një mbrëmje në mbështetje të futbollit. Ai më tha që ‘mendoj se ju keni trajnerin më të mirë në Premier League.’”

Fjalët e Ferguson vijnë si goditje e radhës për Van Gall, i cili është detyruar ti përgjigjej një sërë pyetjesh të vështira në lidhje me të ardhmen e tij javët e fundit midis spekullimesh që ish trajneri i Chelsea Jose Mourinho është pranë prezantimit si teknik i ‘Djajve të Kuq’.

United vazhdon të mbështesë Van Gaal privatisht pavarësisht rënies së klubit në vend të pestë në Premier League, por Mourinho dhe Pochettino mendohet të jenë të dy në avantazh të barabartë për të pasuar holandezin në rast se dështon deri në fund të sezonit.

Pochettino ka udhëhequr Tottenham në vendin e dytë në Premier League me vetëm 3 disfata këtë sezon, dhe ka ushqyer një frymë të re me lojtarë të rinj të cilët kanë një impact të madh tek skuadra e parë./ Telesport

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje