“Roben? Më vjen turp që jam holandez”

11 Shkurt 2016, 16:08Sport TEMA

Trajneri i Bochumit, Gertjan Verbeek ka akuzuar bashkëkombasin e tij Arjen Roben, për simulimin në takim mes Bochum dhe Bayern Munchen, e vlefshme për cerekfinalet e Kupës së Gjermanisë.

Roben në fundin e pjesës së parë fitoi një 11 metërsh dhe futbollisti vendas Jan Simunek u ndëshkua me të kuq.

Pavarësisht se Thomas Muller nuk realizoi nga pika e bardhë, trajneri Verbeek deklaroi se ndjehet i turpëruar nga veprimi i bashkombasit të tij:

“Për  mua ishtë një stimulim i pastër dhe të gjithë jemi dëshmitar. Unë vetë jam holandez dhe ndihem i turpëruar nga veprimi i tij.

Sigurisht që pati kontakt, por nuk e besoj se mund të akordohej faull dhe aq më tepër kartoni i kuq.

Me 10 lojtarë është e pamundur të fitosh përballë një skuadre si  Bayerni.”

Ndërkohë që nga ana tjetër Arjen Roben, nuk ka kërkuar të krijojë polemika në lidhje më penalltinë, por ka folur shkurtimisht duke thënë se ishte lojtari i fundit dhe faulli ekzistonte.

3 komente në ““Roben? Më vjen turp që jam holandez””

  1. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete says:

    Robeni kete zakon e ka patur qe kur ka qene ” Kulish ” dhe jo tani qe eshte bere nje qen i vjeter qe po i bje edhe lesht’ e thybes .
    Si Roben si Ribery ,qe te dy keta kaponj qe rrine ne nje qymez pa pula ,rregullisht perdornin droge .
    Mirpo efekti shkaterrues i droges e dha efektin ,ne lendimet e herepashereshme qe keta te dy kane patur ne keto 2 vitet e fundit ,me pa-aftesine e trupit per ti gjeneruar perseri pjeset e demtuara .
    A ju kujtohet ky karagjozi Roben ne Boterorin e Brazilit qe Simulonte ne menyren me te ndyre aq sa Referat denuan me kartone te verdhe 8 lojtare kundershtare te Hollandes ne ate boteror dhe 2 lojtare me kartone te Kuq per 6 ndeshje qe luajti Hollanda ne ate boteror .
    Por pertej kesaj doja qe te thoshja edhe nje fakt te cilin e kam kumtuar dhe 2-3 vite me pare ne kete blog te nderuar ,ate se :
    Perfaqesuesja e Hollandes eshte Unike ne Boteror ,ka mare pjese ne 3 Finale : 1974,1978 dhe 2010 dhe nuk ka arritur qe te fitoje asnje Boteror ,sepse jane PA GJAK ,Pa seder ,pa karakter dhe te dobet moralisht .
    Nuk e njoh karakterin e by…….q…r ve Hollandeze ,e tulipaneve ,por ky eshte fakti .
    Robeni ka kohe qe eshte nje leter e grisur .

  2. Fori says:

    Roben dhe Penaldo jane dy mjeshtrat me te medhenj te “zhytjes”.

  3. tan_tironci says:

    Shko mer bole, ke surrat ti te quash Hollandezet pa karakter!
    Vetem per ate qe I kane dhuruar futbollit, Futbollit Tatol, dhe sot e ksaj dite ska ekip ne bote ta perserise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje