Karim Benzema: Kam gënjyer për videon e Valbuenës

12 Shkurt 2016, 14:25Sport TEMA

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, është shprehur se ka gënjyer për videon erotike të  shokut të kombëtares, Mathieu Valbuena, ku dyshohet se Benzema është përpjekuar që ta shatazhojë atë për një shumë të majme parash.

E përditshmja Franceze “Le Equipe” ka cituar disa fragmente të raportuara nga biseda që Benzema ka pasur me një gjyqtar më 28 janar, ku ai është shprehur se nuk e ka parë atë video erotike të Valbuenas. “Unë kurrë nuk kam parë atë videon.

Sinqerisht, unë jam i zemëruar, në lidhje me çdo gjë që ka dalë në shtyp. Më dhemb kur shikoj veten në çdo kanal televiziv, sikur të isha një terrorist.”

Por mesfushori, Mathieu Valbuena, ka theksuar se Benzema i ishte betuar që e kishte parë videon e tij. “Ai më tha se e kishte parë atë video. Benzema u betua me jetën e vajzës së tij, duke më thënë mua ajo ishte e nxehtë.”ka deklaruar Valbuena./f.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje