U-19/ Partizani fiton Kupën e Shqipërisë përballë Tiranës

11 Shkurt 2016, 16:44Sport TEMA

Partizani ka fituar Kupën e Shqipërisë kundër Tiranës në grup moshat për 19-vjecarët.

Derbi i luajtur në stadiumin “Qemal Stafa” nxorri fitues ekipin e kuq që drejtohet nga trajneri Genc Tomorri që fitoi me rezultatin 2-1.

Edhe pse ky derbi ishte i një kategorie tjetër, përsëri sfida Partizani-Tirana dhuroi emocione si brënda fushës së lojës, ashtu edhe në shkallët e stadiumit.

Përpara nisjes së ndeshjes tifozat e të dyja skuadrave patën përplasje mes njëra-tjetër, duke e shtyrë për pak minuta nisjen e takimt, por që nuk cënoi në mbarvajtjen e saj.

Autorët e golave për Partizanin ishin dy talentët, Vllacaj dhe Lika, ndërsa për bardheblutë shënoi Prendi në fund të takimit.

Në fund Kupa e Shqipërisë u fitua nga të rinjtë e Partizanit që festuan me tifozët e tyre që ishin të shumë në stadium për të mbëshetur skuadrën./f.b

1 komente në “U-19/ Partizani fiton Kupën e Shqipërisë përballë Tiranës”

  1. Baroni i kuq says:

    Ogur i mire per kte vit fitorja e U19..Duam kampion Partizanin e madh. Synimi eshte titulli.Investimet jane bere ,tani vetem motivim i lojtareve dhe asgje sna ndal.PMTP

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje