Nga Fatjon Baze
Të enjten ekipi i U-19-vjeçarëve të Partizanit që drejtohet nga tekniku, Genc Tomorri, u shpall kampion i Kupës së Shqipërisë, kundër rivalëve të Tiranës.
Një pjesë e suksesit në fitimin e këtij triumfi kishte dhe portieri, Mario Dajsinani, me pritjet e tij.
Talenti 19-vjeçar në një prononcim për TemA TV u shpreh se ndihet mjaft i lumtur për këtë sukses, i cili ka një vlerë të dyshfitë pasi është titulli i parë për të, aq më tepër i fituar në derbi.
“ Ndihem shumë i gëzuar për këtë sukses të arritur. Kjo pasi për mua është kupa ime e parë që fitoj dhe me një skuadër me emer siç është Partizani”
Mario Dajsinani është afruar tek ekipi i Partizanit gjatë merkatos së verës dhe është pjesë e ekipit të parë. Ai cilësohet nga drejtusit e demave të kuq si një nga talentët më premtues për të mbrojtur portën e të kuqve. Kjo gjë u pohua edhe nga vetë ai që thekson se në të ardhmen objektivi i tij është që të mbrojë portën e Partizanit dhe të kombëtares shqiptare.
“Objektivi im është që në të ardhmen të mbroj portën e Partizanit. Por, synimi im i vetëm, nuk është vetëm ky, pasi dëshira e madhe është që një ditë të mbroj portën e kombëtares shqiptare. Besoj se me punë dhe përkushtimin maksimal që do të bëjë në stërvitje do të arrijë gjithçka.”
Në fund gardiani 15-herë kampionëve të vëndit tregoi dhe marrdhëniet që ka me kapitenin e Partizanit, Alban Hoxha, i cili njëkohësisht është dhe portieri i kësaj skuadre.
“Mardhëniet që kam me Albanin janë shumë të mira. Me të kam një komunikum shumë të mirë, dhe në seancat stërvitore që zhvillojmë ai më flet gjithmonë në stërvitje dhe më jep keshilla të vlefshme” përfundoi Dajsinani prononcimin për TemA TV.