Java e 21-të e Kategorisë Superiore do të luhet e gjitha ditën e shtunë.
Federata Shqiptare e Futbollit, ka vendosur që ditën e dielë që është dhe dita e Shën Valentinit ta lërë pushim, duke vendosur që të gjitha takimet të zhvillohen të shtunën.
Dy ekipet kryesuese të kampionatit Skëndërbeu dhe Partizani do të ketë dy sfida të lehta në letër. Korçarët do të luajnë në transfertë përballë Tërbunit e cila është një skuadër që pretendon për të qëndruar në Kategorinë Superiore.
Ndërkohë, që kampionët e shqipërisë do të kërkojnë të marrin maksimumin nga ky takim për të vijuar kryesimin e kampionatit.
Gjithashtu të njëjtin objektiv do të ketë dhe Partizani ndaj Vllaznisë në stadiumin “Reshit Rusi”. Pas hapit fals kundër Flamurtarit sfida ndaj kuqebluve duhet fituar patjetër nga 15-herë kampionët e vëndit për të shpresur tek titulli kampion.
Ndërkohë takimet e tjera do të jenë Tirana-Bylis, Kukësi-Teuta dhe Flamurtari-Laci./f.b